Presidenti Nishani pret Konsullin e Nderit në Izrael, Avraham Rinot

Rinot është Konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Rajonin Verior të Izraelit me zyrë të konsullatës së nderit në Haifa


Shqipëria dhe Izraeli mbeten partnerë të mirë dhe me vëmendje të madhe në shtimin dhe forcimin e bashkëpunimit. Kjo është vërtetuar edhe nga takimi i presidentit Bujar Nishani me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot.
“Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim zotin Avraham Rinot, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Izrael”-ishte një njoftim shumë i shkurtër i zyrës mediale të presidencës. Duke marrë parasysh zhvillimet e përgjithshme, presidenti dhe Konsulli temë të bisedimeve kanë pasut bashkëpunimin shumë të mirë mes Izraelit dhe Shqipërisë. Po ashtu u bisedua për aspektet historike të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve, duke veçuar qëndrimin dhe mbrojtjen e tyre nga holokausti i Gjermanisë Naziste.
Shqipëria është i vetmi vend ku numri i hebrenjve ishte më i madh në përfundim se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.
Zoti Rinot është Konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Rajonin Verior të Izraelit me zyrë të konsullatës së nderit në Haifa (Adresa: 15 Pal Yam str. Floor 25, Haifa, Izrael/Tel:  00972775444700/Faks: 00972775444777/Cel: 0097252244444/e-mail: [email protected])

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.