Forumi i biznesit Shqipëri-Izrael, Peleshi: Eksperiencë nga Tel Avivi, për çështjen e ujrave


Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, morën pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Izrael, i cili u zhvillua në Tel Aviv, me iniciativën e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael.

Zëvendëskryeministri Peleshi tha se ky Forum do t’i japë marrëdhënieve mes dy vendeve një dimension të ri në fushën ekonomike. Peleshi bëri të ditur se takimet e zhvilluara ishin frytdhënëse në drejtim të përftimit të eksperiencave më të mira menaxhuese, si në fushën e energjisë, turizmit, bujqësisë, etj.

Qeveria shqiptare mori garanci të plotë nga pala izraelite, për t’u mbështetur nga ana teknike me ekspertizë, por edhe me skema të njohura si të suksesshme të partneritetit publik-privat, për të adresuar problemin e ujit në Shqipëri. Në takime u diskutua edhe lidhur me projektet për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit në Shqipëri, ku Izraeli ofron kontribut të veçantë, si nga biznesi ashtu dhe nga qeveria e këtij vendi.

Me interes të posaçëm nga pala izraelite u pritën diskutimet për sektorin e turizmit, ku Shqipëria përmes potencialeve të panumërta që ofron, po tërheq gjithnjë e më tepër interesin jo vetëm të turistëve, por edhe të investitorëve izraelitë.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.