Komuniteti hebraik shqiptar feston Purimin


Tiranë, 18 mars 2014- Komuniteti hebraik shqiptar feston “Purim”, merr pjesë ambasadori i Izraelit, Sh.t.Z. David Cohen

Komuniteti hebraik në Tirane festoi në ambientet e Hotel Grand në Tiranë, festën e Purim, ose ndryshe Dita e e Shpëtimit e popullit hebre. Gjatë ceremonisë mori pjesë dhe ambasadori i Izraelit në Republikën e Shqipërisë, Sh.t.Z. David Cohen. Ceremonia u organizua me nismën e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij komuniteti në Shqipëri, zotit Sokol Pirra. Zoti Pirra pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, mbajti fjalën e rastit ku u shpreh se festimi i Purimit është një nga festat më të shënuara popullore hebraike gjatë së cilës krahas elementeve me karakter historik, festohet ngadhnjimi i jetës, shpresës dhe i vitalitetit të popullit hebre ndaj dhunës dhe shtypjes së armiqve të tij.


Ambasadori i Izraelit Sh.t.Z. David Cohen, pasi falenderoi të pranishmit për ftesën e bërë, u shpreh i lumtur që merrte pjesë në një festim të tillë në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, dhe ndërkohë uroi dhe shprehu besimin që vitin e ardhshëm një festë e tillë do të ishtë edhe më gjithëpërfshirësë.


Gjatë ceremonisë morën pjesë, anëtarë, miq dhe dashamirës të këtij komuniteti në Shqipëri. Festa e Purim është një ceremoni e gëzueshme festive, mjaft e vjetër e popullit hebre. Ajo festohet zakonisht në ditën e katërmbëdhjetë të muajit Adar sipas kalendarit hebraik. Ashtu sikundër dhe çdo festë tjetër hebraike, ushqimi dhe pija gjatë festimit zë një vend mjaft të rëndësishëm. Purim quhet kështu për shkak të “pur” (mallkimit) që mbreti pers Hamon, hodhi ndaj popullit hebre për ti shfarosur ata, por që në fund dështoi. Një pjesë të rëndësishme gjatë festimit të Purimit, i cili zgjat dy ditë, zë edhe leximi i historisë së tij, që quhet ndryshe dhe Megila, nga libri i shenjtë i Esterit.

Leximi i historisë bëhet zakonisht nëpër sinagoga në të cilat lejohen të marrin pjesë dhe fëmijët të veshur me kostume tradicionale të karaktereve të asaj kohe, duke shtuar këtu edhe veshje të heronjve më pak tradicionalë të kohërave moderne si Harri Potter apo Batman.

E. Mazniku

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.