Ambasadori i Izraelit, David Cohen, viziton fabrikën e Birrës Korça


Korce, 19 maj 2014-  Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, gjatë një vizite në qytetin e Korçës ka shfaqur interes të veçantë për të parë nga afër fabrikën e Birrës ‘Korça’.

I shoqëruar nga drejtoresha e kësaj fabrike Evgjeni Kashuta, diplomati izraelit ka mbetur i impresionuar për sa i takon investimit madhor në fabrikën e birrës së parë shqiptare. 


“Ndjehem shumë mirë pasi provova shijen e mirë të birrës Korça. Mund t’ju them se, në Shqipëri kur më pyesin se çfarë birre dëshiron, unë përgjigjem birrën kombëtare, birrën ‘Korça’. Mes shumë birrave që kam provuar unë prej momentit që shijova birrën ‘Korça’, u impresionova dhe kam zgjedhur të kënaqem me shijen e mirë të kësaj birre. Për herë të parë birrën ‘Korça’ e kam provuar në vitin 2010 kur erdha për herë të parë në Shqipëri dhe kjo ndodhi pikërisht pasi unë u betova para Presidentit në atë kohë dhe pasi festuam në drekë. Kjo ishte hera e parë që e provova birrën ‘Korça’ dhe mbetet e preferuara ime”, tha ai.

Më tej ai nuk ka nguruar të vlerësojë maksimalisht edhe teknologjinë e standardeve evropiane dhe aparaturat moderne të fabrikës së birrës ‘Korça’, ndërsa e ka konsideruar atë si një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri dhe jo vetëm.

“Mund t’ju them se kam vizituar disa fabrika birre në të gjithë botën por edhe në vendin tim dhe jam i impresionuar për këtë birrari që kam dëgjuar se është ndërtuar në vitin 1929. Pashë se është pajisur me makineri moderne dhe duhet të them që është një privilegj për qytetin e Korçës që ka këtë fabrikë në zemër të qytetit dhe ka mundësuar punësimin për shumë familje të qytetit. Kjo familje me të vërtetë është një investim i shkëlqyer”, shtoi ai.

Birra ‘Korça’ nga viti në vit ka surprizuar me kapërcimin e suksesit të saj, duke e konkurruar tashmë edhe tregun evropian. Megjithatë cilësia e shkëlqyer e birrës ‘Korça’ vijon të jetë prioritet i kësaj sipërmarrje gjigande, e cila së fundmi ka përzgjedhur për konsulencë një nga grupet më me emër në Gjermani, që tashmë po e rendit birrën ‘Korça’ përkrah birrave elitare edhe jashtë Shqipërisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.