Shqipëri-Izrael, synohet rritja e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë


Tirane, 26 Maj /ATSH-E,Xhajanka/- Shqipëria dhe Izraeli synojnë rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit. Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe homologu i tij Izraelit Yiar Shamir, morën pjesë sot paradite në takimin e agrobiznesit Shqipëri-Izrael, që zhvilloi punimet Tiranë, me pjesëmarrjen e krerëve të kompanive të fuqishme izraelite dhe shqiptare që operojnë në fushën e bujqësisë.

Ministri Panariti, gjatë fjalës së tij, duke vlerësuar vizitën e homologut izraelit në Shqipëri, tha se, prezenza e z. Shamir konfirmon vullnetin e shtetit Izraelit për intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë”. Shteti i Izraelit sot është shumëi pranishëm në Shqipëri, ku padyshim tha ministri Panariti, vend kryesor zë fusha e bujqësisë.Takimi i Agro biznesit & KASH.

“Në prioritet të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, zë rritja e investime me impakt në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore shqiptare dhe futja e teknologjive të përparura”, tha Panariti.

Shqipëria është projektuar drejt të ardhmes së saj evropiane theksoi kreu i Bujqësisë, ndërsa ftoi investotët izraelitë të shtojnë sipërmarrjet në tregun bujqësor dhe agropërpunimin shqiptarë.

Nga ana e tij, ministri Shamir shprehu gadishmërinë për forcimin e bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, por dhe në sektorë të tjerë të rëndësisshëm. “Jemi këtu për njëprezantim të thjeshtë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit, mbi bazën e së cilës synojmë të ringremë ura të reja të zhvillimit dypalësht”- tha ministri Shamir duke nënvizuar se Izraeli mund ti ofrojë bujqësisë shqiptare asistencë dhe bashkëpunim në fushën e teknologjisë së lartë të prodhimit bujqësor, akuakulturës, dhe prodhimeve bio.

Në këtë takim u prezantuan eksperiencat izraelite në fushën e bujqësisë, arritjet teknologjike e shkencore të Izraelit dhe zhvillimi i bashkëpunimit mes Shqiperisë e Izraelit në fushën e agrobujqësisë./a.g/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.