Shqipëri-Izrael thellojnë bashkëpunimin, Panariti dhe Shamir diskutojnë projekte konkrete në fushën e Bujqësisë


Izraeli dhe Shqipëria do të forcojnë bashkëpunimin me nisma dhe projekte konkrete në fushën e Bujqësisë. Ky ka qenë rezultati i takimit që ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka pasur ditën e djeshme me ministrin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Yair Shamir. Në këtë takim u diskutua për mbështetjen që Izraeli do të japë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri. Mbështetja izraelite do të konsistojë në dy shtylla kryesore; investime dhe kërkim, trajnim dhe bashkëpunim në fushën akademike. Izraeli do të mbështesë Shqipërinë për të investuar në sektorin e qumështit, sera për prodhime dhe fidanë, për prodhimin e farërave akua-kulturë në sektorin e shpendarisë si dhe në inovacion teknologjik. Nga ana e tij, ministri Panariti shprehu vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të mirëpritur investimet dhe asistencën izraelite në këtë sektor. Ndërsa ministri Shamir, duke vlerësuar potencialet e Shqipërisë në sektorin e bujqësisë theksoi se ekziston një interes i veçantë nga biznesi izraelit për të investuar në këtë sektor në Shqipëri.
Investimet izraelite, shkolla të teknologjisë së përparuar
Ministri Panariti pohoi në një deklaratë për mediat se me z. Shamir u diskutua për fushat ku të dyja vendet mund të bashkëpunojnë. Ai theksoi se shteti i Izraelit, investitorët izraelitë janë të pranishëm në bujqësinë shqiptare me investime të suksesshme, të cilat ai i vlerësoi si shkolla të vërteta të transferimit të teknologjisë së përparuar. Ministri Panariti bëri me dije më tej se veç të tjerash, mes palëve u ra po ashtu dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në transferimin e teknologjive të reja dhe në trajnimin e kualifikimin e fermerëve. “Ndërkohë, hapa të rëndësishme do të ndërmerren në intensifikimin e marrëdhënieve të institucioneve kërkimore të dy vendeve, tipikisht nëpërmjet bashkëpunimit të qendrës “Marshall” një nga qendrat më të shquara në botë për kërkimet në fushën e bujqësisë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, por edhe qendrave të tjera kërkimore në vend. Z. Shamir u tregua i gatshëm për të mbështetur projektet e përbashkëta në rang qeveritar, por edhe për bashkëpunimin midis bizneseve ku ne vendosëm piketat për këto bashkëpunime dhe për këto investime të cilat do të jenë të shpejta”, u shpreh Panariti, duke shtuar më tej se të vijë rasti për zhvillimin e një dialogu midis bizneseve izraelite dhe atyre shqiptare në fushat me interes të përbashkët, ku do të vendosen edhe piketat e një bashkëpunimi të mundshëm në këto fusha. Për ministrin Panariti, bashkëpunimi midis Izraelit dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë do të njohë një intensifikim të mëtejshëm, do të shënojë akoma hapa më energjikë dhe më frytdhënëse në dobi të të dy vendeve tona, në dobi të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.
 Fushat e bashkëpunimit 
Teksa ka shprehur fillimisht vlerësimet për miqësinë mes dy popujve tanë si dhe ndihmesën që shqiptarët kanë dhënë ndaj hebrenjve, ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Yair Shamir ka pohuar se ndodhej në Shqipëri për të nxitur bashkëpunimin në fushën e bujqësisë. “Mendoj se ekziston një potencial i madh midis Shqipërisë dhe Izraelit për të bashkëpunuar së bashku, aq më tepër kur Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Sektori privat në Izrael është i interesuar të bashkëpunojë dhe të njohë sa më mirë potencialet që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë. Ne kemi identifikuar shumë fusha që mund të bashkëpunojmë së bashku dhe për këtë unë jam optimist. Nga të dy palët ekziston dëshira dhe motivimi për të thelluar më tej bashkëpunimin në këtë drejtim. Ky është edhe çelësi i suksesit. Kur të vij radhën tjetër në Shqipëri do të pi qumësht dhe të shijoj perimet e freskëta shqiptare”, u shpreh ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Yair Shamir.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.