Presidenti Nishani takohet me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё Karmiel

Presidenti i Republikёs u takua Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё qytetit tё Karmiel, tё cilёt i ofruan njё pritje tё pёrzemёrt


19 qershor 2013, Karmiel- Ditёn e dytё tё qёndrimit nё Izrael, Presidenti i Republikёs e mbylli me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё qytetit tё Karmiel, tё cilёt i ofruan njё pritje tё pёrzemёrt dhe krijuan njё ambient shumё tё ngrohtё. Ishte i pranishёm edhe kryetari i Bashkisё sё Karmiel, zoti Adi Eldar.

Nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes, kryetari i Bashkisё Eldar nё emёr tё komunitetit Shqiptaro-Hebre dhe qytetarёve tё Karmielit, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe delegacionit qё e shoqёron nё kёtё qytet dhe, ndёr tё tjera, u shpreh se shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael.

Presidenti Nishani, nё fjalёn e tij, falenderoi bashkinё e Karmielit dhe kryetarin e saj Eldar pёr pritjen e shkёlqyer pёr `qytetarёt e Shqipёrisё, bashkёkombas tuaj` duke shtuar se ata janё gjithashtu njё urё e fortё nё miqёsinё tradicionale dhe tё sprovuar mes dy popujve dhe vendeve tona dhe promovuesit mё tё aftё tё imazhit tё Shqipёrisё nё Izrael.

Mё tej, Kreu i Shtetit informoi tё pranishmit pёr zhvillimet e gjithanshme, nё konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, nё fushёn ekonomike dhe politike nё Shqipёri, pёr tё ardhmen e saj evropiane dhe rolin konstruktiv nё rajon dhe i ftoi tё bёhen pjesё e kёtij zhvillimi nё mёnyrё konkrete, pёrmes inkurajimit tё turistёve dhe investitorёvё izraelitё pёr tё ardhur nё Shqipёri, ose pёrmes dhёnies sё mendimeve dhe ekspertizёs sё tyre, duke vёnё nё dukje se Presidenti i Republikës ka krijuar `rrjetin e miqve tё Shqipёrisё` pёr kёtё qёllim.

Bashkёbisedimi u mbyll me njё komunikim shumё tё lirshёm, gjatё tё cilit Presidenti Nishani iu pёrgjigj interesimit qё shumё nga pjesёmarrёsit paraqitёn pёr situatёn dhe tё ardhmen e Shqipёrisё, pёr çёshtje tё karakterit ligjor, mundёsitё e ruajtjes sё trashëgimisё kulturore dhe gjuhёs shqipe te gjeneratat e ardhshme tё shqiptarёve nё Izrael, mundёsitё e zhvillimit tё turizmit, lidhjes direkte ajrore Tiranё – Tel Aviv, etj..

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.