Arkiv: TIFF dhe pervoja e filmave izraelite


Tirane, 3 nentor 2014 – “Tirana International Film Festival” nis edicionin e tij të 12 të hënën. Në këtë event të rëndësishëm të kinematografisë pritet të shfaqen 82 filma nga shumës vende të botës.

 Emra të njohur shqiptar por edhe botëror të fushës së artit do të jenë pjesë e këtij festivali preztigjoz tashmë, brenda së cilit nuk do të mungojnë edhe surprizat nga të ftuarit e shumtë.

Edhe këtë vit risi do të jenë workshopet me fokus të rinjtë kineastë dhe rruga që ata duhet të ndjekin drejt suksesit të tyre.

Drejtuesit e festivalit zbulojnë disa nga detajet e organizimit të këtij eventi, ndërsa shprehen se TIFF është një event që bazohet vetëm mbi kriteret artistike.

“Për herë të parë ne aplikojmë disa skenarë nga regjisorë jo vetëm të rinj, pasi projektet filmike nuk kanë moshë, të cilët do të kalojnë në filtër dhe do të fillojë të diskutohet për të parë gjithë mundësitë e zhvillimit të projektit, se si zhvillohet, produksioni.

Si dhe një nga… që u fillua dhe vitin e kaluar dhe që do vazhdojë sivjet është se si prodhohet një film me buxhet të ulët.

 Nga eksperienca që është krijuar nga vetë qendra e filmit të Izraelit ka disa raste ku filma që nuk janë financuar më tepër 100 mijë dollarë kanë arritur të mbyllen me gjithë DSP, post produksion dhe të marrin pjesë në konkurrime në festivale”, thotë Genc Përmeti, drejtor artistik i TIFF.

tiff

Edhe këtë vit sipas drejtuesve të festivalit Tirana International Film do të ketë një program të ngjeshur, pasi kanë qënë të shumta aplikimet.

Përgjatë gjithë këtyre muajve janë dorëzuar rreth 5464 filma nga 107 vende të botës, nga 1200 filma të regjisorëve të ndryshëm nëpër botë që aplikuan një vit më parë.

 

Ky festival do të finalizohet edhe me shumë çmime, ndër të cilët “Filmi më i mirë i TIFF”,Regjia më e mirë, Filmi më i mirë i shkurtër fiction?, etj .

 

Edlira Sulejmani, AS

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.