Faleminderit Shqipëri!

Fjala e ambasadorit te Izraelit ne Tirane, David Cohen, mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë


Unë jam krenar që të jem në Parlament sot, në Ditën e Holokausit – një kohë që kujtojmë orën më të errët të historisë njerëzore; një ditë kur shumë, por jo të gjithë, nga komuniteti ndërkombëtar bashkuan forcat të luftonin paragjykimet dhe urrejtjen në të gjitha format e saj të shëmtuara, një ditë kur ne gjithashtu mendojmë për gjenonicidin e tmerrshëm që ka zënë vend qysh nga Holokausti.

Në emër të Shtetit të Izraelit, unë dëshiroj të falënderoj Kryetarin e Parlamentit dhe anëtarët e shquar të Parlamentit Shqiptar të cilët kontribuuan në këtë ditë të rëndësishme.

Vetëm një ditë më parë, unë bëra vizitën inauguruese në Gjermani dhe një nga vendet e para që vizitova ishte një ndërtesë në qytetin Vanze, në të cilën në vitin 1942, naziztët implementuan “Zgjidhjen Përfundimtare”, që do të thotë planin për asgjësimin e popullit hebre.

Ndërsa ecja përmes ekspozitës në Vanze, unë nuk isha në gjendje të kuptoja pse nazistët i urrenin hebrenjtë. Komuniteti hebre ishte vendosur qetësisht në shumë vende, ku hebrenjtë vazhdon të ruanin fenë e tyre si një minoritet i dallueshëm. Edhe pas ardhjes së Krishterimit në shekullin e 4-t në Europës, persekutimi fetar u shumua, veçanërisht kundër hebrenjve.

Gjatë kohëve të vjetra dhe ato të mesjetës, ishte e zakonshme për guvernatorët dhe klerin për të fajësuar minoritetet që jetonin midis tyre për çdo fatkeqësi që ndodhte, por një betejë e humbur, një epidemi apo dështim ekonomik.

Një pjesë e madhe e këtij persekutimi ishte i institucionalizuar, duke krijuar një presion të madh ndaj komunitetit hebre për të mbijetuar. Papritur, hebrenjtë nuk ishin më në gjendje të blinin tokë, të jetonin në qendër të qyteteve, të bënin disa profesione, etj. Këto kufizime i përkeqësuan diferencimet, krijuan më shumë tension me popullsinë që ishte në shumicë, për shkak të xhelozisë ndaj atyre që kishte arritur sukses në profesionet e tyre “hebraike”.

Duke vizituar qytetin Vanze, unë zbulova se: gjermanët dhe hebrenjtë e krishterë ishin shumë të ngjashëm në mënyrën e të jetuarit dhe në paraqitjen fizike. Atje ishin shumë hebrenj gjermanë të famshëm, të cilët kishin arritje të shkëlqyera në fushën e kulturës, muzikës, poezisë, shkencës dhe kështu me radhë. Por, përse kjo përfundoi kaq keq?

Përgjigja e pyetjes ka të bëjë me urrejtjen. Kjo urrejtje ishte një fenomene jo unike vetëm për gjermanë, por mbizotëronte edhe në vendet e tjera të Europës, si në Poloni, Kroaci, Letoni, Lituani dhe në vendet e tjera.

Hijet e Holokaustit peshojnë në ndërgjegjen e Botës. Unë mendoj se, Holokausti lindi për shkak të kompleksit që solli politika e dëshpërimit.

Kur njeriu ndihet i dëshpëruar, por janë të lidhur nga një grup i përbashkët dhe ekskluziv, në këtë rast gjermanët kristianë, kjo mund t’i japë ngritjes së një fenomeni të tillë siç ishte ideja antisemitike e nazistëve arianë. Kjo nuk mund të ndodhte, por për shkak se Hitleri shtyu butonin e një populli të pasigurt në lidhje me të ardhmen e tyre imediate dhe të dëshpëruar, për fat të keq ajo ndodhi.

Unë jam në gjendje të qëndroj përballë jush sot falë veprimeve të marra nga populli bullgar për shpëtimin e hebrenjve në vendin e tyre. Fatkeqësisht, akte kaq heroike nuk ishin të zakonshme. Për shkak të kësaj, unë jam krenar të jem Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri, vendi me rezultatin më të mirë për heroizma të tilla në të gjithë Botën.

Është ende e panjohur për shumicën fakti që Shqipëria i shpëtoi hebrnjtë banorë të saj nga pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, shqiptarët vepronin nën konceptin e thellë të BESËS, duke qenë më heroikë se ajo, duke ofruar strehë për hebrenjtë të cilët u kishin shpëtuar nazistëve dhe forcave fashiste në Serbi, Austri dhe Greqi.

Në një vend me shumicë myslimane, heroizmi absolut i shqiptarëve kundrejt hebrenjve e bën atë akoma dhe më të jashtëzakonshëm. Greqia fqinje, në kontrast, bashkëpunoi me nazistët duke u ofruar atyre listat e përpiluara me kujdes të hebrenjve dhe kështu 90 për qind e popullsisë së saj hebre u vra në kampet e përqendrimit dhe komuniteti i lulëzuar sefardik hebre i Selanikut u asgjësua.

Kur u mbajt Konferenca e Vanze në vitin 1942, hebrenjtë e Shqipërisë numëroheshin në 200 veta në bazë të arkivave të Rajhut. Në kontrast, në fund të Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në Shqipëri u rrit 10 herë.

Irene Grunbaum, një grua hebre që u mbrojt dhe u shpëtua nga shqiptarët myslimanë dhe të të krishterë, më vonë shkroi eksperiencën e saj duke thënë: “Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe muaj kaq mikpritje, strehë, miq dhe aventurë. Lamtumirë, Shqipëri. Një ditë unë do t’i tregoj botës sesa guximtarë, sa pa frikë, të fuqishëm dhe të besës janë djemtë e tu; si vdekja dhe djalli nuk mund t’i trembë ata. Nëse do të jetë e nevojshme, Unë do të tregoj sesi ata e mbrojtën një refugjate dhe nuk e lejuan atë të dëmtohej, madje duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Dyert e vendit të vogël do të mbeten të hapura, Shqipëri. Autoritetet tuaj mbyllën sytë, kur ishte e nevojshme të jepnin njerëzve të varfër, të persekutuar edhe një shans tjetër për të mbijetuar luftës më të tmerrshme të gjitha kohërave. Shqipëri, ne i mbijetuam rrethimit për shkak të humanitetit tënd. Faleminderit”.

Dita e Kujtesës për Izraelitët është e ndajë në dy aspekte kryesore: çështja aktuale e urrejtjes dhe racizmit, dhe të gjitha rastet e paragjykimeve historike antisemitike. Sulmi i dhunshëm i para pak kohëve ndaj komunitetit hebre francez ishte e fundit e një serie të shumë incidenteve në Europë dhe rreth botës, që reflekton valë të re të dhunshme të anti-semitizmit. Epidemia e urrejtjes dhe racizmit ende kërkon një kurë.

Ne nuk mund të ulemi të qetë, ndërkohë që të tjerët vendosin që disa akte të urrejtjes konsiderohen të pranueshme. Akte antimuslimane, të tilla si antisemitiste, nuk duhen vetëm të denoncohen por të dënohen me ashpërsi. Myslimanët janë viktima të dhunës ekstremiste islamike, dhe përballë terrorizmit ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar.

Dita e Kujtesë së Holokaustit zgjon brenda nesh kujtime te dhimbshme dhe të hidhura rreth asaj që komuniteti provoi, por në të njëjtën kohë është një apel që faqe të tilla të historisë nuk duhen të shkruhen kurrë. Bota sot është duke luftuar të fitojë drejtësia, ritmi dhe zhvillimi i rëndësishëm është që duke mos harruar të kaluarën ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Faleminderit!
(Fjala e ambasadorit te Izraelit ne Tirane, David Cohen, mbajtur ë Kuvendin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit)

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.