Ambasada e Izraelit në Tiranë, ndihma për zonat e përmbytura

Izraelisot, 10 shkurt 2015 – Ambasada e Izraelit në Tiranë iu vjen në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.

Me një fond të posaçëm, Ambasade e Izraelit në Tiranës, dhuroi një sasi dyshekësh, batanijesh dhe jastëkë si dhe do të transferojë ndihmë financiare tek qendra e emergjencës

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Ambasada e Shtetit të Izraelit ka ndjekur nga afër këto ditë  situatën e vështirë të krijuar në zonat e përmbytura.

tsach

Gjatë dorëzimit Zëvendësambasadori Tzach Saar  i tha drejtorit  te Rezervave Shtetërore: “Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur situata u përkeqësua dhe ndaj vendosem ti bashkohemi përpjekjeve te mëdha të Qeverisë Shqiptare.

Ne shpresojmë që kontributi ynë do të lehtësojë sado pak situatën për banorët e zonave të prekura”, – tha diplomati Saar.

ndihma

Kjo nuk është hera parë që Izraeli e ndihmon Shqipërinë në raste fatkeqësish.

Në dhjetor të vitit 2010, Izraeli dërgon tenda në Shkodër, për të ndihmuar familjet e evakuuara nga shtëpitë e tyre, pas përmbytjeve më të mëdha në 50 vitet e fundit.

Qeveria shqiptare bëri thirrje për ndihmë, dhe Ministria e Jashtme e Izraelit, përmes MASHAV dërgoi tende për familjet si dhe ndihma për mijëra të tjerë.

2500 shtëpi u përmbytën nga rajonin verilindor të Shqipërisë, ndërkohë 307 familje u evakuuan pas përmbytjeve të 7 dhjetorit 2010

 

 

 

ndihma-03 ndihme-02 ndihme-01

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj