Gjashte surprizat e medha te Zgjedhjeve 2015 ne Izrael


Nga Allison Kaplan Sommer 

Surprizat ishin të paevitueshme në zgjedhjet e këtij viti – por askush nuk mund të parashikonte se çfarë ndodhi. Izraelitët u zgjuan në mëngjes pas zgjedhjeve me ndjenjën sikur një mrekulli kishte ndodhur gjatë natës, apo nëse makthi i tyre më i keq kishte ardhur vërtet.

1 -Shkalla e fitores së Benjamin Netnayahut

Ndoshta i vetmi person që nuk ishte me të vërtetë i befasuar nga triumfi i tij i padiskutueshëm ishte vetë Benjamin Netanyahu. Pa u shqetësuar sesa të tmerrshme ishin sondazhet, sa të pamëshirshme ishin skandalet dhe akuzat se ai ishte shkëputur nga elektorati, Netanyahu këmbënguli duke insistuar se ai kishte një mbështetje të gjerë në publikun izraelit dhe se shumica e dëshironte atë si kryeministrin e tyre. Ai u trajtua si një mburravec, i verbër nga sulmet për të cilat ai ishte përfolur nga të gjitha anët. Në fund, duket se ai dinte diçka që ekspertëve dhe sondazhbërsve u mungonte, dhe provoi se strategjia “Gjithkush, por jo Bibi” u shndërrua në një keqllogaritje vdekjeprurëse. Fushata e tij u menaxhua në atë mënyrë që parashikimet e ulëta të punonin në favor të tij. Teksa sondazhet tregonin se rivali tij Zionist Union (Bashkimi Sionist) po shpërthente, ai e nxori bazën së partisë së tij Likud nga vetëkënaqësia dhe e solli atë në shtëpi nëse ata do të ishin duke flirtuar me partitë rivale. Ai thirri “Shpëtomëni” dhe votuesit ju përgjigjën në numra që askush nuk i kishte parashikuar.

2.Paralizimi i Naftali Bennett dhe partisë Habayit Hayehudi

Ministri i Ekonomisë, Naftali Bennet, ishte supozuar se do të ishte drita ndriçuese e kurorës së princit të lidershipit të krahut të djathtë. Ai e pa veten si pasuesi natyral i ish-bosit të tij, Netanyahut dhe ishte e qartë se priste që të vinte dita kur ai mund ta sfidonte atë. Nuk duhet harruar se Netanyahu i thirri zgjedhjet së pari jo vetëm që të forconte dorën e tij, jo vetëm kundr Yair Lapid, por edhe gjithashtu ndaj Bennet. Mision i përmbushur. Bennet do të marrë vendin e tij në qeverinë e ardhshme të Netanyahut, por në një pozicion të largët dhe të dobët, pasi humbi një të tretën e përfaqësuesve të tij në Knesset dhe më këtë, një pjesë të madhe të fuqisë së tij negociuese në momentin e krijimi të një koalicioni.

3.Shkatërrimi i Meretz

Askush nuk e priste që Meretz të dilte mirë në zgjedhje – por pak e parashikonin atë kur Knesset u shpërnda se do të luftonte fort për mbijetesë, duke u lutur për vende të mjaftueshme për të kapur kufirin elektoral dhe të shpëtonte nga obskurantizmi politik. Por, momenti që e rriti pas listës së Zionist Union (Bashkimi Sionist) në të djathtën e tij dhe Lista e Bashkuar Arabe në të majtën e tij provuan se ishin shkatërruese, dhe strategjia negative e fushatës së tij duke sulmuar Hercogun dhe Bashkimin Sionist nuk e ndihmoi. Lideri i Partisë, Zehava Galon, mori përgjegjësinë për dështimin e saj dhe lajmëroi se ajo do të jepte dorëheqjen si kryetarja e partisë menjëherë pasi rezultati do të bëhet i qartë. Gjithsesi, kushdo që ta pasojë atë do ta lerë punën e saj mënjanën, duke udhëhequr një parti sinonime me të majtën në një kohë që e “majta” është shndërruar në një fjalë të pistë në Izraelin aktual.

4. Pathyeshmëria e Avigdor Lieberman

Fushata elektorale nisi keq për Ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman dhe partia e tij, Yisrael Beitenu, duket se të shkonte nga shiu në breshër. Lidershipi i tij ishte pazgjidhshmërisht i shënjestruar nga skandalet korruptive që detyruan shumë nga lidershipi i tij të largoheshin nga politika dhe të përfundonin në dhomat e pyetjeve të policisë. Ai ishte praktikisht jashtë politikës, duke shkrirë partinë e tij me Likud-in në zgjedhjet e vitit 2013 për shkak të çështjes së tij gjyqësore. Si ministër i jashtëm, ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në një kohë kur më shumë se kurrë vendet e botës ishin kthyer kundër Izraelit dhe njohjes së Palestinës si një shtet. Emigrantët rusë në Izrael besoheshin se do të qëndronin larg nga votimet. Kjo, dhe fushata e çuditshme e linjës së fortë që ai ndoqi dukej se i shtoheshin përgatitjes së vdekjes politike të Liebermanit në prag të zgjedhjeve. Po, gjashtë vendet e fituara në zgjedhje është një rënie e madhe nga 15 vendet që partia Yisrael Beitenu mbante pas zgjedhjeve të vitit 2009. Por, ato do ta mbajnë Liebermanin në kabinet dhe është një shenjë se ai nuk mund të mos llogaritet jashtë politikës së ardhshme të Izraelit. Ai erdhi shumë afër rezultatit të Naftali Bennetit, që e kishte kapërcyer atë si alternativa e krahut të djathtë të Netanyahut në perceptimin publik – duke e mbajtur atë krahas yjeve në rritje si Yair Lapid dhe Moshe Kahlon. Lajmet e fundit raportojnë se ai është duke synuar punën e ministrit të brendshëm që do dëshmojë se ai është duke ndjerë i fuqishëm.

5. Zhdukja e Eli Yishai

Tregimi i ndarjes midis dy liderëve rivalë të partisë Shas, gjithmonë dëshmoi se Arye Dery kishte avantazhin, por në fakt ishin përpjekjet e Yishai pët të formuar një parti të re që e nxori atë jashtë parlamentit dhe lënia e një politikani karriere pa punë mbetet ende një lajm i madh. Barcaletat rreth fatit të tij kanë shpërthyer në mediet shoqërore, të tilla si “Sapo mora një kërkese në LinkedIn nga Eli Yishai”, apo “Eli Yishahi është duke mësuar se të thotë “a dëshironi patate të skuqura me këtë” në hebraisht. Humbja e partisë të tij të së djathtës ekstreme është ngushëllimi i vogël në rezultatin e zgjedhjeve për ata që frikësoheshin për të ardhmen e demokracisë izraelite – nëse partia e tij do të hynte në Knesset, do të kishte shënuar kthimin e Kahanizmit në formën e Baruch Marzel, që fraksioni i ekstremit të djathtë Otzma u shkri me Yishai për të formuar partinë Yahad (Bashkë). Por, sigurisht rivali i tij i përjetshëm Arye Deri është larg të qenit i ngushëlluar – ai duhet të jetë i gëzuar të bëjë ligjin si trashëgimtar i pakundërshtueshëm e trashëgimisë së Shas dhe Rabinit Ovadia Yosef.

6.Dështimi total i “exit polls”

Asnjë sistem sondazhesh nuk është perfekt – dhe askush parashikonte që mbrëmja e “exit poll”- eve të zgjedhjeve izraelite të ishin plotësisht të sakta – por diferenca midis “exit polls” dhe rezultateve aktuale ishte dërmuese. Debatet tashmë janë ndezur nëse komplet aparati i sondazheve ishte i pabazuar dhe ato që i mbajtën ato një jave përpara zgjedhjeve treguan se Zionist Union ishin dukshëm të pasakta, apo sondazhet e hershme reflektonin realitetin dhe Likud ishte dukshëm i suksesshëm në rimarrjen e këtij avantazhi. Por ka një diskutim të vogël që sondazhet e natës së zgjedhjeve rezultuan gabim në një mënyrë të rëndësishme. Diferenca e shifrave që izraelitët panë para se ata të flinin të martën dhe atyre që i befasuan ata kur u zgjuan mëngjesin e ardhshëm u krijuan atyre – në varësi të simpative të tyre politike – ndjenjën sikur një mrekulli kishte ndodhur gjatë natës, apo nëse makthi i tyre më i keq kishte ardhur vërtet.

Përgatiti: Izraelisot.com
Marrë nga gazeta izralite “Haaretz

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.