Ambasadori izraelit te “Birra Korça”: Shije ndërkombëtare

Ambasadori i Izraelit konfirmon se birra “Korça” mbetet më e mira mes pijeve elitare dhe jo vetëm.


Birra “Korça” vijon të qëndrojë në krye të klasifikimit, jo vetëm si një investim madhor, por edhe si produkt cilësor. Një tjetër vlerësim që e krahason pastërtinë e saj me ajrin, ka ardhur nga ambasadori i Izraelit, çka konfirmon se birra “Korça” mbetet më e mira mes pijeve elitare dhe jo vetëm.

Diplomati izraelit, Boaz Rodkin, teksa ka vizituar fabrikën “Birra Korça”, duke vlerësuar investimin që është kryer në këtë fabrikë, ka shprehur përshtypjet e tij, dhe ka konfirmuar se birra “Korça” është emri më i lakuar në çdo tryezë.

Duke përzgjedhur fabrikën më moderne të qytetit juglindor, si të vetmin destinacion për të vizituar nga biznesi privat, ambasadori i Izraelit ka parë nga afër çdo pajisje të teknologjisë moderne, e cila mundëson daljen në treg të një birre cilësore.

I shoqëruar nga presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelli, ambasadori Rodkin ka vlerësuar jo vetëm investimin, por edhe aspektin social, pasi një biznes i tillë ka bërë të mundur punësimin e dhjetëra qytetarëve.

Ai madje nuk ka nguruar as ta rendisë teknologjinë dhe investimin në nivelet botërore, duke iu bashkuar kështu vlerësimeve të shumta, të cilat pa diskutim e cilësojnë birrën “Korça” si më të mirën. Gjatë vizitës së tij, Boaz Rodkin nuk ka lënë pa provuar edhe shijen e birrës “Korça” të sapoprodhuar.

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin

Ambasadori izraelit ka theksuar gjithashtu se personat që kryejnë investime gjigante nuk përkrahen siç duhet, qoftë edhe nga drejtësia, e cila lë për të dëshiruar në Shqipëri.

“Kisha shumë dëshirë të vizitoja ‘Birrën Korça’, e cila ka punësuar shumë njerëz në administratën e saj. Teknologjia që ata përdorin është shumë e mirë, shumë moderne dhe e sofistikuar, prandaj mund të them që është teknologjia më e mirë, e njëjta që përdoret edhe në vendet e tjera të botës. Unë provova birrën dhe i thashë presidentit Hysenbelli që kam jetuar në Irlandë dhe pozicioni im i parë ka qenë atje. Them që birra është në të njëjtin nivel me ajrin që kemi provuar atje. Unë u kënaqa shumë në Korçë dhe pritja e ngrohtë ma bëri më të lehtë këtë ditë”, u shpreh ambasadori.

“Përtej kësaj, investuesit e mëdhenj jo gjithmonë përkrahen edhe nga Drejtësia. Edhe pse nuk jam shumë i familjarizuar në çështjet juridike, sistemi gjyqësor, siç edhe Ambasada Amerikane e përmendi në deklaratën e saj, nuk është siç duhet. Unë e kam vënë re që shteti shqiptar ka vërtet probleme me sistemin gjyqësor”, deklaroi kreu i diplomacisë së Izraelit në Shqipëri.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.