Ambasadori Canaj pret drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebre, Lejboviç


(Izraelisot) – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, priti në selinë e ambasadës, drejtoren e AJC-se (American Jewish Committee) dega Izrael, Avital Lejbovic, e cila në datat 26-28 Mars 2017 do të zhvillojë një vizitë pune në Shqipëri.

E ftuar nga Universiteti Mesdhetar i Tiranës, znj. Lejbovic do të marrë pjesë në seminarin me temë ” Roli i strategjik i Izraelit në Mesdheun Lindor”, ku do të mbajë një ligjëratë.

Zonja Lejbovic do të takohet me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj e cila njëkohësht kryen detyrën e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, me Zv.Ministren e Jashtme, znj. Odeta Barbullushi, me deputetin dhe Kryetarin e Nderit të Universitetit Mesdhetar, Prof. Anastas Angjeli, etj.

Bashkëpunimi mes Ambasadës dhe AJC-së ka njohur një intensitet progresiv, i cili është materializuar me organizimin e dëgjesave, seminareve dhe debateve për kontributin e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore, pasqyrimit të këtij kontributi në mediet izraelite,vizitave të drejtuesve të lartë të AJC në Shqipëri, si dhe vizitave të personaliteteve të vendit tonë në SHBA e Izrael.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.