Izraelitët e Bashkisë Karmiel, vizitë në Berat


Në datat 19 – 23 Korrik 2017 një delegacion i Bashkisë Karmiel, Izrael, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Adi Eldar, zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Beratit. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet dy qyteteve, Berat dhe Karmiel.

Në takimin që zhvilluan me përfaqësues të Bashkisë së Beratit në datën 19 korrik u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, kryesisht në shkëmbimet kulturore, në fushën e arsimit, të bizneseve të agrobiznesit dhe në rritjen e kapaciteteve ndërmjet stafeve. Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Izrael Menashe Getz.

Gjate qëndrimit në Berat, delegacioni i Karmielit zhvilloi një vizitë në Qendrën Historike të Beratit, në Kala dhe Muzeun Ikonografik “Onufri”, si dhe në biznesin e këpucëve ‘’Caterina Firenze”. Pjesë e axhendës ishin edhe vizitat në njësine Administrative Roshnik dhe Sinjë, të cilat janë zona të rëndësishme të zhvillimit të agrobiznesit, kryesisht të prodhimit të ullinjve, qershive, vreshtarisë etj,. Gjithashtu delegacioni zhvilloi disa takime me stafin e Bashkisë Berat dhe të Qendrës Kulturore, Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Publike, ku u diskutua rreth mundësive të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore. Në fund të vizitës, u organizua një takim ndërmjet Kryetarëve të Bashkive respektive dhe stafeve, ku u parashtruan konkluzionet e vizitës dhe u vendosën piketat e bashkëpunimit për projekte konkrete.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.