Si përdoren paratë tuaja për të shpërblyer terroristët


Nga Lital Shemesh – 52 civilë izraelitë janë vrarë gjatë valës së terrorit arab që Izraeli ka parë gjatë dy viteve të fundit. Qindra izraelitë janë plagosur nga këto sulme. Kjo valë e tmerrshme terrori përfshin sulme me automjete,  me thika dhe sulme me të shtëna.

Kur Presidenti i SHBA-ve, Trump, vizitoi rajonin në fillim të këtij viti, ai kërkoi nga Kryetari i Autoritetit Palestinez (AP), Z. Abu Mazen, të ndalë politikën e turpshme të financimit dhe të nxitjes së terrorizmit duke paguar familjet e terroristëve. Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson, gjithashtu zbuloi së fundi para një paneli të Senatit se Autoriteti Palestinez dyshohet se ka rënë dakord të ndalojë transferimin e pagesave tek familjet e terroristëve. Tilerson shtoi se pagesa për familjet e “shahitëve”, martirë që vdiqën në procesin e sulmeve terroriste ndaj civilëve izraelitë, konsiderohet pengesa kryesore me të cilën po përballet me përpjekjen e rinovimit të negociatave diplomatike me Izraelin. Kjo pa dyshim është një mesazh shumë inkurajues dhe shpresëdhënës për paqen.

Kryetari i AP, Abu Mazen gjithashtu merr çdo mundësi, në çdo platformë, për të deklaruar se sa shumë ai dëshiron paqe dhe është e angazhuar në luftën kundër terrorizmit. Kjo është ajo që u tha pjesëmarrësve të konferencës së gazetës “Ha’aretz”, “Ne jemi seriozë në synimet tona, për të arritur paqen midis palestinezëve dhe izraelitëve”. Ai tha dhe vazhdoi: “Angazhimi ynë për të luftuar terrorin është i sinqertë dhe thellë e ngulitur në pikëpamjen tonë botërore”. Vetëm e mrekullueshme. Problemi, megjithatë, është se ne tashmë e dimë se fjalët dhe veprat janë dy gjëra të ndara kur është fjala për “Raisin”, Presidentin, nga Ramallahu. Ai nuk u habit nga kjo marrëveshje sot, duke njoftuar se do të vazhdojë me pagesat.

Pra, pse nuk e shohim pikërisht se sa Abu Mazen është zotuar për të”luftën kundër terrorizmit”, ashtu siç i shpall ai me guxim audiencës perëndimore dhe dëgjuesve. KY është buxheti i Autoritetit Palestinez për pagimin e rrogave ndaj terroristëve të vendosur për vitin 2017, siç është publikuar nga Palestinez Media Ëatch:

550 milionë shekel të rinj izraelitë (NIS) (122 milionë euro) të buxhetit vjetor të AP-së janë drejtuar si pagesa për familjet e terroristëve të burgosur në burgjet izraelite. Kjo është një rritje prej 13 për qind, jo më pak, në shpenzimet e Autoritetit Palestinez nga viti i kaluar.

Nuk janë vetëm familjet e të burgosurve që marrin një pagë mujore. Familjet e “shahitëve”, të martirëve siç i etiketojnë ata, të cilët sakrifikuan jetën e tyre në emër të qëllimit suprem – vrasjen e hebrenjve, gjithashtu paguhen shumë mirë.

Analistja Lital Shemesh

Buxheti i Autoritetit Palestinez për pagesën e familjeve të “shahitëve” u rrit me 4 për qind nga NIS 660 milion vitin e kaluar, në NIS 687 milion këtë vit.

Kur të llogariten të gjitha pagesat, PA do të shpërndajë më shumë se 1 miliard NIS vetëm këtë vit vetëm për të financuar terroristët në Autoritetin Palestinez.

Kështu, ndërsa pala izraelite po debaton për pastërtinë e armëve dhe rregullat e angazhimit – pala palestineze po mban funerale festive për “shahitët” dhe inkurajon në mënyrë aktive gjithnjë e më shumë palestinezë për të dalë dhe vrarë hebrenjtë.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij sistemi përfitimesh fitimprurëse që është me rëndësi të përmendim është aspekti i “aq më shumë ju bëni, aq më shumë paguheni”, çka do të thotë se sa më shumë hebrenj të vriten – më shumë para do të marrin terroristët dhe pasardhësit e tyre.

Je i dënuar me dhjetë vjet burg në Izrael? Ju do të merrni një pagë prej 6,000 shekel në muaj (rreth 1455 euro). Kjo është pothuajse 10 herë më e lartë se pagat mesatare në Autoritetin Palestinez. U dënove me mbi 30 vjet? Ju do të merrni një pagë mujore prej 12,000 NIS në muaj (rreth 2900 Euro). Ekzistojnë edhe grande për kur terroristi lirohet nga burgu në shuma të dhjetëra mijëra shekëlëve të rinj izraelitë dhe ata madje janë të garantuar punësim në burokracinë e PA-së për një masë të mirë.

Te qenit një terrorist në Autoritetin Palestinez është me sa duket puna më fitimprurëse e disponueshme sot. Gjëja tronditëse është se, ata i marrin këto miliona dollarë të dhëna nga paratë bujare të qeverive të Europës dhe Shteteve të Bashkuara dhe nga donacionet e organizatave të ndryshme ndihmuese. Ata duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se ku po shkojnë paratë e tyre.

Kjo do të thotë se sa i ashtuquajturi “Partner i Paqes” është i angazhuar për paqe me Izraelin. Pra, para se Presidenti Trump të flasë për një Lindje të Mesme të re dhe për “Mundësi të shkëlqyeshme për paqe”, ndoshta ai duhet të lexojë numrat dhe të na tregojë në nëse Autoriteti Palestinez është i interesuar për paqen me Shtetin e Izraelit apo thjesht është i interesuar për shkatërrimin tonë?

  • Lital Shemesh është një gazetare dhe analiste izraelite

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.