Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, viziton Yad Vashem


Kryeministri i  Izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Kjo ishte vizita e parë e një ministri rus të Mbrojtjes në Izrael pas shumë vitesh. Shoigu erdhi me ftesë të homologut të tij izraelit, Avigdor Lieberman, me të cilin u takua pas mbërritjes në Izrael.

Biseda mes Netanjahut dhe Shoigu ishte kryesisht për përpjekjet iraniane për të ndërtuar një prani ushtarake në Siri. “Irani duhet të kuptojë se Izraeli nuk do ta tolerojë këtë,” i tha Netanyahu ministrit rus i Mbrojtjes.

U diskutua gjithashtu edhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për një dalje amerikane nga marrëveshja. Netanjahu përsëriti qëndrimin e Izraelit, sipas të cilit Irani do të ndërtonte një arsenal atomik brenda tetë deri në dhjetë vjet, nëse marrëveshja nuk duhet të ndryshohet.

Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Lieberman, Shoigu vizitoi Memorialin e Holokausit, Jad Vashem, para takimit me Netanjahun, ku ai vendosi një kurorë në “Sallën e Emrave”.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.