Festohen në Izrael festat e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë


 

Në datën 25 nëntor 2017, me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Çlirimit, në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-hebre, Ambasada e Shqipërisë në Izrael organizoi një sërë aktivitetesh, si pritjen zyrtare, çeljen e ekzpozitës fotografike “Hebrenjtë dhe Shqipëria në vite”, realizuar nga fotografi izraelit Doron Baher, si dhe Ditën e Kulinarisë Shqiptare.

Në hapje të ceremonisë zyrtare foli Kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Israel, znj. Felicita Jakoel. Më pas, përshëndeti Ambasadori Canaj, i cili theksoi progresin e marrëdhënieve Shqipëri-Izrael, rolin e diasporës shqiptare, angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për Diplomacinë Ekonomike..

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 150 veta, të ardhur nga gjithë qytetet e Izraelit: Jerusalem, Haifa, Beer Sheva, Karmiel, Ashdod, Rishon Lezion. Ishin të pranishëm dhe përshëndetën ish-Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Amira Arnon, ish-konsulli i Izraelit në Shqipëri, Avi Luis, Konsujt e Nderit të Shqipërisë dhe Profesoresha Jael Katzir, e cila bashkë me grupin e producentëve sollën eksperiencën gjatë vizitave dhe intervistave që kanë realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, në përgatitje të dokumentarit “Shqipëria dhe Hebrenjtë”, që do të shfaqet për herë të parë në televizionet izraelite, në muajin prill të vitit 2018.

Me këtë rast, të pranishmëve iu ofrua gatimi tradicional shqiptar i përgatitur nga dy shefat e njohur të guzhinës shqiptare, Alfred Marku, i restorantit “Rapsodia” dhe Zv.Presidentja e Shoqatës Botërore të Gastronomisë “Taste of Peace”, Mimoza Balla.

Aktiviteti u shoqërua me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.