A është ky ujë i sigurt për të pirë? Startupi izraelit jua tregon


Uji i pijshëm përgjithësisht testohet në burim, por përpara se të arrijë në gotat tona, ai kalon në kilometra të tërë tubash të vjetër, – kështu që në fakt, ne nuk kemi asnjë kontroll mbi ujin që na vjenm  në tubat tanë.

Pikërisht, për këtë ka menduar startupi izraelit, Lishtot Detection Ltd. “Lishtot” në hebraisht do të thotë “pi”.

Kompania izraelite e themeluar në vitin 2015 ka zhvilluar sensorin “TestDrop”, një pajisje, që sipas CEO-s dhe bashkëthemeluesit, Netanale Raisch, zbulon ndotjet në ujë, të tilla si arseniku, mërkuri, bakri, klori, në vetëm dy sekonda.

Të gjithë përdoruesit duhet ta testojnë ujin e pijshëm fillimisht duket e futur atë në një gotë plastik, nëse drita e pajisjes bëhet blu, uji është në rregull për t’u pirë, por nëse ajo bëhet e kuqe, diçka nuk shkon.

TestDrop mund të zbulojë më shumë se 20 ndotës të ndryshëm që mund të ketë uji dhe është në përputje me standardet e kërkuara ndërkombëtare.

TestDrop shitet për 49.95 dollarë, dhe përmes një Bluetooth lidhet me aplikacionin në telefon të Lishtot, ku edhe ruhen të dhënat historike për ujin që përdorim, përfshirë kontaminimin, ndarjen e ujit të ambalazhuar, ujë çezme, ujë natyral prej lumenjve apo burimeve.

Cilësia e ujit, është një nga “sfidat kryesore” që përballet shoqëria sot, pasi ka të bëjë me shëndetin.

Produkti mund të porositet përmes portalit të kompanisë, dhe sipas “Times of Israel”, që citon CEO-n e kompanisë janë shitur deri tani 100 mijë pajisje.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.