Ambasadori Rodkin mbjell “Pemën e Kujtesës” në Kukës

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, kreu një vizitë në Kukës, i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, kreu një vizitë në Kukës, i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Ai u prit me përzemërsi nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit,Bashkim Shehu,

Së bashku me ambasadorin Rodkin, ishte edhe Ambasadorja e Sllovenisë, Zj. Lea Staniçiç.

Pas pritjes që Kryetari Shehu u rezervoi Ambasadorëve në ambientet e bashkisë dhe vizitës në Muzeun Etnografik të Kukësit ku dhe i njohu Ambasadorët me historikun dhe veshjet tradicionale të zonës, iu drejtuan lulishtes së qytetit, ku me rastin e Ditës Europiane të Pemës bashkia kishte organizuar edhe një aktivitet për mbjelljen e pemëve.

Në fjalën e tij, në hapje të aktivitetit, Kryetari Shehu tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua si qytetar i Kukësit dhe si Kryebashkiak i tij i zgjedhur, të hap sot festimin e Ditës së Pemës, një nga ritet më të lashtë të popujve të Europës, ndër të cilët, shqiptarët, zënë vendin e tyre të veçantë.

Qyteti ynë ruan po ashtu në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në evenimentet më të rëndësishëm të jetës së tyre”.

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, tha se “jashtë është e ftohtë, por mikpritja juaj na e bën më të ngrohtë. Është një ditë e bukur. Dita e Holokaustit na kujton se këto tragjedi nuk duhet të përsëriten”. Rodkin mbolli një pemë në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Ai u prit me përzemërsi nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Së bashku me ambasadorin Rodkin, ishte edhe Ambasadorja e Sllovenisë, Zj. Lea Staniçiç.

Pas pritjes që Kryetari Shehu u rezervoi Ambasadorëve në ambientet e bashkisë dhe vizitës në Muzeun Etnografik të Kukësit ku dhe i njohu Ambasadorët me historikun dhe veshjet tradicionale të zonës, iu drejtuan lulishtes së qytetit, ku me rastin e Ditës Europiane të Pemës bashkia kishte organizuar edhe një aktivitet për mbjelljen e pemëve.

Në fjalën e tij, në hapje të aktivitetit, Kryetari Shehu tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua si qytetar i Kukësit dhe si Kryebashkiak i tij i zgjedhur, të hap sot festimin e Ditës së Pemës, një nga ritet më të lashtë të popujve të Europës, ndër të cilët, shqiptarët, zënë vendin e tyre të veçantë.

Qyteti ynë ruan po ashtu në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në evenimentet më të rëndësishëm të jetës së tyre”.

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, tha se “jashtë është e ftohtë, por mikpritja juaj na e bën më të ngrohtë. Është një ditë e bukur. Dita e Holokaustit na kujton se këto tragjedi nuk duhet të përsëriten”. Rodkin mbolli një pemë në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Ai ishte i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Dita Europiane e Pemës-Vizita e Ambasadorëve të Izraelit dhe Sllovenisë.

Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu priti sot në një vizitë të veçantë Ambasadorin e Izraelit, Z.Boaz Rodkin dhe Ambasadoren e Sllovenisë, Zj. Lea Staniçiç.Pas pritjes që Kryetari Shehu u rezervoi Ambasadorëve në ambjentet e bashkisë dhe vizitës në Muzeun Etnografik të Kukësit ku dhe i njohu Ambasadorët me historikun dhe veshjet tradicionale të zonës, iu drejtuan lulishtes së qytetit, ku me rastin e Ditës Europiane të Pemës bashkia kishte organizuar edhe një aktivitet për mbjelljen e pemëve. Në fjalën e tij, në hapje të aktivitetit, Kryetari Shehu tha: "Është kënaqësi e veçantë për mua si qytetar i Kukësit dhe si Kryebashkiak i tij i zgjedhur, të hap sot festimin e Ditës së Pemës, një nga ritet më të lashtë të popujve të Europës, ndër të cilët, shqiptarët, zënë vendin e tyre të veçantë. Qyteti ynë ruan po ashtu në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në evenimentet më të rëndësishëm të jetës së tyre; Ky qytet, i ndërtuar rishtaz në periudhën e regimit komunist, megjithë arkitekturën e varfër, essenciale, tipike e standarteve të banimit të asaj periudhe të vështirë vetëizolimi e me pasoja të rënda për të gjithë popullin dhe vendin, ky qytet i ngritur me formate betoni e çimentoje, gjithsesi nuk e humbi kurrë shpirtin e tij të pasur, nuk e humbi kontaktin me Natyrën dhe forcën transformuese e rigjeneruese të saj, me malet përreth, me pyjet, me lumenjtë, ngaqë nuk e humbi kurrë sensin e jetës dhe të dashurisë për të. Në këtë kontekst, Pema, gjelbërimi, ripyllëzimi i hapësirës brenda dhe jashtë qytetit, po ringjallen si traditë dhe po shndërrohen dita-ditës në simbol të ringritjes së së qytetit tonë, në simbol të shndërimeve sociopolitike, ekonomike, kulturore, e shpirtërore që përjetojmë në tërësi si popull e si komb në çerekshekullin e fundit.Dita e Pemës që çelim sot në qytetin tonë këtë vit përkon me një datë të veçantë, të pranuar e përkujtuar unanimisht nga të gjithë vendet e lira e demokratike, datën dhe Ditën e Memories së Shoahut, Holokaustit që pësoi populli hebraik, prekursor dhe bashkëthemelues i kulturës dhe qytetërimit të sotëm europian e perëndimor, në Europën e gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujtimit të kësaj tragjedie, unike në llojin e vet në tërë historinë e njerëzimit dhe nderimit të viktimave të shumta të saj, i bashkohemi sot edhe me aktin simbolik të mbjelljes së Pemës së Kujtesës.Bashkë me përfaqësues të tjerë të qytetit, u kemi dhënë pemëve që do të mbjellim sot, secilës nga një domethënie të veçantë, secila që tani e tutje do të simbolizojë vlerat dhe dëshirat tona, midis të cilave, ajo e integrimit të plotë në Bashkimin Europian është nga më të fortat e më të mëdhatë. Falenderoj edhe një herë nga zemra, në emër të të gjithë popullit të Kukësit, miqtë tanë vendas dhe të huaj që na kanë nderuar me ardhjen dhe praninë e tyre në këtë eveniment të qytetit!Ju uroj simbolikisht të gjithëve: me pemë të mbarë e me shumë fryte në jetën e secilit prej jush, të familjeve dhe shoqërisë suaj!" – përfundoi fjalën e tij Kryetari Shehu.

Publiée par Bashkia Kukës sur Mercredi 31 janvier 2018

 

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj