Harron të marrësh ilaçet? Një startup izraelit e ka zgjidhjen për ty

Për pacientët që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri, sëmundja kronike e mushkërive ose HIV, regjimi që duhet ndjekur për  marrjen e medikamenteve shpesh mund të jetë i lodhshëm, pasi duhet marrë me shumë pilula gjatë gjithë ditës. Por një kompani izraelite, Vaica, dëshiron të thjeshtojë menaxhimin e marrjes së medikamenteve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.


Për pacientët që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri, sëmundja kronike e mushkërive ose HIV, regjimi që duhet ndjekur për  marrjen e medikamenteve shpesh mund të jetë i lodhshëm, pasi duhet marrë me shumë pilula gjatë gjithë ditës. Por një kompani izraelite, Vaica, dëshiron të thjeshtojë menaxhimin e marrjes së medikamenteve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

Vaica ka prodhuar “Capsuled”, një pajisje e shpërndarjes së medikamenteve, i projektuar për të mbështetur pacientët. Qëllimi është të sigurojë zbatimin e regjimeve farmaceutike komplekse nëpërmjet mbështetjes dhe koordinimit në shtëpi me teknologji të lartë, me miqtë dhe familjen, shkruan Siliconwadi.it.

Pajisja elektronike me kuti përmban të gjitha medikamentet e pacientit, jep lajmërime me zë dhe vizuale kur vjen koha për të marrë ilaçet dhe ka një ekran video shpjegues të ofruar nga kompania farmaceutike.

Produkti gjithashtu ka aftësinë për të analizuar të dhënat dhe për të njoftuar mjekët, miqtë ose anëtarët e familjes nëse ka diçka të gabuar – përmes mesazheve ose e-maileve. Provat e para të rëndësishme klinike të produktit do të kryen në Itali, në pacientët me sëmundje kardiake, diabet dhe sëmundje kronike mushkërish.

Vaica u themelua në vitin 2007 nga Tomer Gofer dhe Dr. Batami Sadan dhe është me qendër në Tel Aviv. Kompania tashmë vepron në të gjithë botën, duke përfshirë tregjet amerikane, kanadeze dhe britanike dhe po kërkon të zgjerohet.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.