Carl Icahn, gjeniu hebre i Wall Street

86-vjeçari amerikano-hebre, aktualisht sipas “Forbes”, ka një pasuri prej 17.8 miliardë dollarë


“Carl Icahn është një nga investitorët më të suksesshëm të Wall Street për dekada”.

Ky është vlerësimi që i bën revista “Forbes”, Carl Icahn, 86-vjeçarit amerikano-hebre, i cili aktualisht ka një pasuri prej 17.8 miliardë dollarë (2 janar 2023).

Icahn, i cili është njeriu  i 90-të më i pasur në botë, njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme, për t’i shndërruar biznese thuajse të dështuara apo në rënie e sipër, në sipërmarrje me vlera të dhjetëra fishuara, por edhe një biznesmen që ble lirë dhe shet shumë shtrenjtë aksione.

Themeluesi i Icahn Enterprises është jo vetëm biznesmen dhe investitor, por dhe një filantropist i madh.

Në dhjetor 2016, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i kërkoi Icahn të ishte këshilltari i tij ekonomik special për rregullimet financiare brenda administratës së tij, rol që e luajti deri në gusht të vitit 2017.

Carl Icahn dhe Donald TrumpIcahn u rrit në një familje hebreje, në Nju Jork. Prindërit e tij, Michael dhe Bella Icah ishin të dy mësues shkolle, babai i tij ishte më parë këngëtar në një sinagogë. Ai u diplomua si “Baçelor” për filozofi në  Universitetin Princeton – Carl i dhuroi më vonë 5 milionë dollarë – , dhe më pas hyri në Shkollën Mjekësore në New York University, por që e la pas dy vjetësh për t’u bashkuar me ushtrinë rezervë.

Icahn e nisi karrierën e tij Wall Street si një broker stoqesh në vitin 1961, kur ai ishte 25 vjeç, ndërsa në moshën 32 vjeçare (1968), ai themeloi firmën e tij të sigurimeve Icahn & Co, të fokusuar në arbritrazhet e riskut dhe opsionet e tregtisë.

Ai është një nga investitorët më të mirënjohur dhe me influencë në Amerikë.

Në vitin 1978, ai filloi të blinte përqindje thelbësore dhe disa herë edhe kontrolluese në kompani individuale. Gjatë viteve ai pati përqindje apo dhe paketa kontrolluese në kompani të tilla si RJR Nabisco, Texaco, Phillips Petroleum, Western Union, Gulf & Western, Viacom, Uniroyal, Dan River, Marshall Field, E-II (Culligan and Samsonite), American Can, USX, Marvel, Revlon, ImClone, Fairmont, Kerr-McGee, Time Warner, Yahoo!, Lions Gate, CIT, Motorola, Genzyme, Biogen, BEA Systems, Chesapeake Energy, El Paso, Amylin Pharmaceuticals, Regeneron, Mylan Labs, KT&G, Lawson Software, MedImmune, Dell, Herbalife, Navistar International, Transocean, Take-Two, Hain Celestial, Mentor Graphics, Netflix, Forest Laboratories, Apple dhe eBay.

Icahn njihet për blerjet e bujshme të aksioneve në kompanitë më të mëdha amerikane. Ai ka aksione me një vlerë prej 8 miliardë dollarë tek gjiganti Apple.

Por, edhe aspekti filantropist nuk është i parëndësishme për Carl Icahn. Interesat e tij të bamirëisë janë të fokusuara në mjekësi, edukim dhe mirëqenien e fëmijëve. Në vitin 2012, në shenjë mirënjohje për dhuratën e tij 200 milionë dollarëshe, Mount Sinai School of Medicine u riquajt Icahn School of Medicine at Mount Sinai dhe Institute of Genomics u riquajt Icahn Genomics Institute.

Ai ka dhe një statium “Icahn Stadium” në Nju Jork.

Icahn ka themeluar fondacionin e tij, Children’s Rescue Fund, i cili ka ndërtuar edhe një bllok ndërtesash, ku u vjen në ndihmë të pastrehëve, nënave me fëmijë që kërkojnë strehim.

 

Në vitin 2016, Icahn dhuroi 1 milion dollarë për grupet e veteranëve të SHBA-ve, një “fundraiser” i organizuar nga Donald Trump.

Carl Icahn, Donald dhe Melania Trump

 

Icahn është nderuar me një numër të madh medaljesh.

Icahn është martuar dy herë, fillimisht (1979 )me balerinën nga ish-Çekosllovakia, Liba Trejbal, me të cilën pati dy fëmijë, dhe pas divorcit (1999), ai u martua me asistenten e tij, Gail Golden.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.