Investoi vetëm 10 mijë USD dhe fitoi 750 milionë: kjo është historia e Shmuel Harlap

Sipërmarrësi izraelit Shmuel Harlap  ka pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, duke qenë njeriu i 1349-ti në botë (sot, 24 maj 2019,”Forbes”).


Sipërmarrësi izraelit Shmuel Harlap  ka pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, duke qenë njeriu i 1349-ti në botë (sot, 24 maj 2019,”Forbes”).

Por, pasurimi i tij dhe përfshirja në “elitën” e njerëzve më të pasur në planet, ka një histori të veçantë. Ai quhet në Izrael që “i shtoi vetes 1 miliard dollarë brenda një nate”.

Harlap, sot 73 vjeç, investoi vetëm 10 mijë dollarë në startupin e teknologjisë së makinave, Mobilye në vitin 2001, duke përfituar kështu 7.2% të aksioneve.

Në vitin 2017, Intel e bleu Mobileye për shumën e 15.3 miliardë dollarëve në “cash”. E gjitha shuma e investimit të Harlap në 16 vjet ishte 12 milionë dollarë, por ai fitoi 60 herë më shumë.

Harlap arkëtoi një shumë neto prej 750 milionë dollarësh nga marrëveshja me Intel, duke “shtyrë” atë në listën e miliarderëve.

Shmuel Harlap është gjithashtu, president dhe aksionar në Colmobil, importuesi më i madh i makinave në Izrael, të cilën babai i tij, Amichai, e mori atë në vitin 1962, duke blerë një “franchise” të importimit të makinave Mercedes-Benz në Izrael. In 1988, kompania nisi të importojë makina Mitsubishi, dhe më pas në 1990 makina japoneze Subarus.

Harlap vazhdon të investojë në startupet izraelite, veçanërisht në sigurinë kibernitike, nanoteknologjinë dhe industrinë e shkencave të jetës.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.