15 shpikje izraelite që e bëjnë jetën më të mirë për miliarda njerëz


Në fillim, ishte libri “Start-Up Nation: Historia e Mrekullisë Ekonomike të Izraelit”. Tetë vjet e gjysmë pasi bestselleri i Dan Senor dhe Saul Singer hodhën dritë mbi ekosistemin e padiskutueshëm të startupeve së suksesshme të Izraelit, Avi Jorisch krijoi “Thou Shalt Innovate: How Israeli Ingenuity Repairs the World” – “Ju Duhet të Rinovoni: Si Zgjuarsia Izraelite Riparon Botën” për të nxjerrë në pah shpikjet izraelite që përmbushin pasionin hebraik për “tikkun olam”, riparuar botën.

 

I nxjerrë në treg nga Shtëpia Botuese “Gefen” ,më 1 mars 2018, “Thou Shalt Innovate” (Ju duhet të rinovoni, apo bëni inovacione) ofron 15 studime rastesh për mënyrën se si izraelitët e të gjitha besimeve po “bëjnë jetën më të mirë për miliarda njerëz në mbarë botën dhe se si zgjuarsia izraelite po ndihmon për të ushqyer të uriturit, për të kuruar të sëmurët dhe të sigurojë strehim për të pastrehët”, shkruan Jorisch.

Duke folur për portalin izraelit, ISRAEL21c.com, nga shtëpia e tij në Uashington DS , Jorisch diskutoi se çka çoi atë në zgjedhjen e këtyre 15 shembujve: ujitja me pika, United Hatzalah, Iron Dome (sistem mbrojtës i Izraelit nga raketat), Grain Cocoon (mbajtja e freskët e të korrërave), panelet diellore Tabbor për ngrohjen e ujit, ReWalk, GPS e Alpha Omega për stimulimin e thellë të trurit, murin mbrojtës (Firewall) të Check Point, PillCam (kamera që futet brenda organeve njerëzore në mjekësi), SpineAssist, fashon e emergjencave, Rebif, kërkimet për kanabisin, ringjalljen e hurmave të lashta.

Koncepti erdhi tek ai në orët e hershme të mëngjesit sapo u kthye nga Izraeli me familjen e tij në verën e vitit 2014. Lufta e Izraelit me Hamasin në Gaza atë verë e la atë në depresion mbi perspektivat e pakësuara për paqen gjatë jetës së tij.

“Kuptova papritur se ka një histori mahnitëse për t’u thënë jo vetëm për teknologjinë izraelite që Saul Singer dhe Dan Senor e përshkruan, por për atë që Izraeli bën me këtë teknologji për të përmirësuar jetën në mbarë globin”, thotë ai për ISRAEL21c.com.

Në atë natë pa gjumë, Jorisch kërkoi në google termat të tillës si “risi izraelite”, “tikkun olam” dhe “përmirësimi i botës” dhe përpiloi shpejt një listë prej rreth 100 inovacioneve izraelite me ndikim.

 

Autori Avi Jorisch

Thelbi i Izraelit modern

Faza tjetër përfshiu dy vjet kërkime dhe intervista me 126 njerëz në Izrael dhe vende të tjera, shumë prej tyre shumë herë, personalisht ose nëpërmjet telefonit ose Skype.

Duke e kufizuar listën e tij në fillim të 50 inovacioneve (të listuara në pjesën e prapme të librit), ai më pas e shkurtoi listën në 15 që tregonin zgjuarsinë izraelite në shkencë, ujë, mjekësi, mbrojtje dhe bujqësi.

“Kjo e bëri kërkimin tim shumë më të lehtë. Artikujt e ISRAEL21c më dhanë një linjë tjetër pyetjesh për të kërkuar dhe bërë parathënien, duke siguruar një linjë tjetër të të menduarit për të shkuar më thellë”, thotë Jorisch, një sipërmarrës i cili shkruan gjerësisht për çështjet e biznesit, politike dhe kulturore.

Njerëzit që panë versionet e hershme të dorëshkrimit i thanë atij se ata ndiheshin të frymëzuar, pavarësisht nga prirjet e tyre politike.

“Izraeli nuk është një komb shenjtorësh, por ka kërkuar një kuptim më të lartë për 3,000 vjet”, thotë Jorisch. “Ne po përmbushim, në një mënyrë shumë të fuqishme, thirrjen e profetëve tanë për të ushqyer të uriturit dhe për të ndihmuar nevojtarët. Etërit themelues të Izraelit u frymëzuan nga këto mësime dhe e poqën atë në strukturën e shoqërisë që po ndërtonin. Ky është thelbi i Izraelit modern “.

Në të njëjtën kohë, shton ai, përmirësimi i botës nuk është një detyrim ekskluzivisht hebre. Ai gjithashtu përfshiu të krishterët dhe myslimanët izraelitë të cilët në mënyrë të ngjashme “besojnë se ne jemi partnerë me Perëndinë në drejtësinë sociale për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Jorisch filloi një rreth bisedimeve të autorit me disa të pranishëm në  Konferencën e Politikave të AIPAC, që u zhvillua më 4-6 mars në Uashington.

Ai parashikon që Ministria e Jashtme e Izraelit do të luajë një rol në publikimin e librit, të cilin ai shpreson se do të interesojë jo vetëm hebrenjtë amerikanë por edhe ungjillorët e krishterë, si dhe botën e biznesit. Në bisedimet e tij ai ka të ngjarë të përmendë shumë inovacione të tjera izraelite.

“Secili nga inovacionet në Top 50 listat e që janë në pjesën e prapme të librit do të kishte merituar një histori mahnitëse. Nuk ka mungesë materialesh për risitë izraelite që kanë përmirësuar jetën e miliarda”, thotë autori.

Katër librat e mëparshëm të Jorisch janë: Beacon of Hatred: Inside Hizballah’s Al-Manar Television (2004) – “Feneri i Urrejtjes: Brenda  TelevizionintAl-Manar të Hizballahut (2004); Tainted Money: Are We Losing the War on Money Laundering and Terrorism Finance? (2009) – “ Paratë e Ndotura:  A po Humbim Luftën për Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terrorizmit? (2009)”; “On the Trail of Terror Finance: What Law Enforcement and Intelligence Officials Need to Know dhe “Iran’s Dirty Banking: How the Islamic Republic Skirts International Financial Sanctions (botuar të dy në 2010)- “Në ​​rrugën e Terrorizmit Financave: Çfarë duhet të njohin zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës” dhe “Bankimi i pistë i Iranit: Si Republika Islame i Anashkalon Sanksionet Financiare Ndërkombëtare”.

Duke shkruar “Thou Shalt Innovate” (Ju duhet të rinovoni),  libri bëri që Jorisch të ndjejë shpresë të jashtëzakonshme për të ardhmen e Izraelit, thotë ai.

“Ky libër dhe idetë e shprehura në të kanë hapur mendjen time për këtë vend frymëzues se Izraeli është në zemrën dhe shpirtin tim”, thotë ai. “Izraeli ka shumë novatorë të jashtëzakonshëm të cilët nuk janë të lidhur së bashku me fenë, paratë ose lartësinë e individit, por me dëshirën e tyre për të shpëtuar jetën dhe për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Marrë nga Izrael21c.com /Izraeli Sot/

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.