Izrael, “Aerodrom” ndërton dronin që mbikëqyr rritjen e kulturave me një buton

Dronët janë e ardhmja e bujqësisë. Ky është mendimi i Roy Degani, CEO i kompanisë izraelite “Aerodrom”, që po zhvillon një dron i cili mund të mbikëqyrë rritjen e prodhimeve bujqësore.


Dronët janë e ardhmja e bujqësisë. Ky është mendimi i Roy Degani, CEO i kompanisë izraelite “Aerodrom”, që po zhvillon një dron i cili mund të mbikëqyrë rritjen e prodhimeve bujqësore.

Sipas Deganit, dronët u mundësojnë fermerëve të monitorojnë të korrat e tyre dhe të praktikojnë bujqësi me shpenzime relativisht të ulëta.

Kjo praktikë zvogëlon përdorimin e pesticideve, nevojën për fuqinë punëtore dhe sasinë e pajisjeve të përdorura nga kultivuesit, duke kursyer kështu një sasi të madhe parash për fermerët dhe konsumatorët, tha ai gjatë një konference në Nju Jork, të organizuar nga gazeta ekonomike izraelite “Calcalist”.

Dronët mund të ndihmojnë fermerët të mbikëqyrin gjendjen e fushave dhe kulturave të tyre me një buton, por sipas z. Degani, vetëm 4% e fermerëve kanë adoptuar teknologjinë deri më sot.

Roy Degani, CEO i kompanisë izraelite “Aerodrom”

Ngritja e një sistemi droni është e shtrenjtë dhe përdorimi i tij kërkon një set të aftësive që shumica e fermerëve nuk kanë, dhe kjo do të thotë se ata duhet të mbështeten në ekspertë të jashtëm për të operuar dronet dhe për të analizuar të dhënat për ta, citohet Roy Degani nga portali izraelit, Calcalistech.com.

E themeluar në vitin 2014 nga veteranët e Forcave Ajrore të Izraelit dhe me bazë në Rosh HaAin, një qytet në Izraelin qendror, kompania “Aerodrom” ka rreth 20 të punësuar.

Droni i zhvilluar nga “Aerodrom” operon dhe fluturon në mënyrë autonome, duke skanuar fushat dhe duke dhënë analiza gjithëpërfshirëse në kohë reale për fermerët, duke i lejuar ata të zbulojnë dhe të rregullojnë ndonjë anomali para se ato të mund të kenë efekt negative në të prodhimet e tyre.

“Droni mund të gjejë dëmtuesit dhe të identifikojë të metat në ujitje, në një rezolucion jashtëzakonisht të lartë,” tha z. Degani, duke shtuar se teknologjia do t’i kushtonte fermerëve më pak se një dollar për hektar.

IZRAELI SOT

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.