Tel Aviv, qendër e re hapësinore për minisatelitët sa një kuti këpucësh

Qëllimi është kërkimi shkencor për të monitoruar ndotjen e ajrit, telekomunikacionet dhe teknologjitë bujqësore


Universiteti i Tel Avivit ka krijuar një qendër të re hapësinore për krijimin dhe nisjen e satelitëve të veçantë, duke u nisur nga madhësia e një kutie këpucësh. Qëllimi është kërkimi shkencor për të monitoruar ndotjen e ajrit, telekomunikacionet, shëndetin e pyjeve tropikale dhe teknologjitë bujqësore.

Qendra e re u prezantua gjatë Konferencës së 13-të Ndërkombëtare mbi Hapësirën, e cila u mbajt kohët e fundit në Universitet. Minisatelitë të dizajnuara posaçërisht për t’iu përgjigjur kërkesave specifike shkencore do të realizohen nga ekspertë dhe inxhinierë në bashkëpunim me profesorët dhe studentët e Universitetit të Tel Avivit. Ato do të përfundojnë në një kohë të shkurtër dhe me kosto relativisht të ulëta.

Qasja e re, e bërë e mundur nga revolucioni teknologjik i produkteve në miniaturë, bazohet në përdorimin e kubeve që kanë përmasa 10x10x10 cm, për të asembluar dhe formuar satelitë të vegjël në “madhësinë e një kuti këpucësh”, nënvizon Colin Price, kreu i “The Porter School of Environmental Studies” i Universitetit të Tel Avivit.

Çdo mini-satelit do të jetë e pajisur me kamera të vogla dhe sensorë, në varësi të misionit për të cilin do të përdoret, dhe një antenë që do të lejojë që të dërgojë të dhëna në stacionin e parë. Ndërtimi i një mini-sateliti kërkon rreth dy vjet kohë, në krahasim me 10 ose edhe 20 vjet në një satelit të madh, dhe kostoja e ndërtimit dhe lëshimi në hapësirë kërkon rreth gjysmë milion dollarë, në krahasim me qindra miliona të nevojshme për një satelit standard, shkruan portali Siliconëadi.it

Mini-satelitë mund të përdoren për hulumtime në fusha të shumta duke përfshirë:

monitorimi i mjedisit;

ndotjen atmosferike;

monitorimi i pyjeve tropikale;

ajsbergët polarë;

bujqësinë;

rrjetet e komunikimit;

gjeofizikë, gjeografi, hulumtime atmosferike, meteorologji, biologji, mjekësi dhe shumë më tepër.

Përveç aktiviteteve kërkimore, qendra do të përqendrohet gjithashtu në arsimin dhe do të ndërtojë programe për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të ekspertëve hapësinorë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.