“Një agronom në celular”, aplikacioni ndihmon fermerët të indentifikojnë sëmundjet

Aplikacioni Agrio i startupit Saillog, aktualisht përdoret nga dhjetëra mijëra fermerë në mbarë botën


Bujqësia izraelite po bëhet gjithmonë e më inteligjente.

Startupi izraelit Saillog në fushën e teknologjisë bujqësore (AgriTech), ka krijuar aplikacionin e parë inteligjent artificial për fermerët, të aftë për identifikimin e sëmundjeve të kulturave bujqësore dhe planifikimin e menaxhimit të dëmtuesve, si dhe alarme në kohë reale për sëmundjet e kulturave dhe dëmtuesit që parashikohet të mbërrijnë në fermat e tyre.

Kjo i ndihmon fermerët të marrin masa parandaluese për të penguar infektimet dhe për të zvogëluar humbjet e prodhimit të kulturave të mbjella.

Aplikacioni shumëgjuhësh për smartphone i Saillog, Agrio, është në fakt një mjet multi-platformësh agronomik i pajisur me teknologji të njohjes së imazhit dhe mbështetur nga algoritme të inteligjencës artificiale të aftë për të diagnostikuar sëmundjet e kulture, mangësitë dhe dëmtuesit e kulture me një foto të çastit të realizuara nga kamera.

Fizikanti Nessi Benishti, themelues dhe CEO i Sailog, shpjegoi se aplikacioni Agrio “mund të identifikojë sëmundjet e kulturave dhe dëmtuesit me nivele të larta besimi dhe donte të parandalonte përhapjen e patologjive në fermat aty pranë; është sikur të keni një agronom në xhepin tuaj”.

Kohët e fundit, një veçori është inkorporuar në aplikacionin Agrio, ku inteligjenca artificiale e bazuar në një algoritëm AgroShield, është aftë  të paralajmërojë fermerin në lidhje me përhapjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve të kulturës në lidhje me vendndodhjen gjeografike të fermës.

Aplikaconi u dërgon fermerëve “alarme” në kohë reale që u jep atyre kohë për masa parandaluese për të penguar infektimet dhe për të zvogëluar humbjet e kulturës bujqësore. “AgrioShield është një nga funksionet e shumta që po lançojmë për të ndihmuar fermerët të reduktojnë të dëmtuarat para mbledhjes së prodhimit”, tha drejtori ekzekutiv, Nessi Benishti.

Saillog u krijua në 2017 nga fizikanti izraelit Nessi Benishti, i cili për më shumë se një dekadë, ka zhvilluar algoritme të inteligjencës artificiale për imazhet mjekësore.

Saillog u lançua me qëllim që t’u ofrojë fermerëve një zgjidhje të plotë për sëmundjet e kulturave dhe menaxhimin e dëmtuesve.

Aplikacioni Agrio aktualisht përdoret nga dhjetëra mijëra fermerë në mbarë botën dhe është në dispozicion për shkarkim në mbi 11 gjuhë.

LEXO EDHE

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.