70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1966

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte


Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.

VITI 1966

NË DETYRË

Kryeministri i Izraelit – Levi Eshkol

Presidenti i Izraelit – Zalman Shazar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm – Yitzhak Rabin

Qeveria e Izraelit – Qeveria e 12-të e Izraelit deri më 12 janar, Qeveria e 13-të e Izraelit

NGJARJE

12 Janar – Levi Eshkol paraqet kabinetin e tij. Miratohet Qeveria e 13-të e Izraelit.

28 Shkurt – Aktivisti izraelit i paqes Abie Nathan fluturon në aeroplanin e tij privat në Egjipt. I arrestuar pas uljes, Nathan kërkon të takohet me presidentin egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe të dorëzojë një peticion që bën thirrje për paqe mes Izraelit dhe Egjiptit. Kërkesa e tij mohohet dhe ai dëbohet përsëri në Izrael.

24 mars – Fillon transmetimi i Televizionit Arsimor izraelit.

16 gusht – Piloti luftarak irakian Munir Redfa dezerton në Izrael duke fluturuar me një MiG-21 të Forcave Ajrore të Irakut në Izrael. Njohuria e marrë nga analiza e avionit ishte e rëndësishme për sukseset e arritura nga Forcat Ajrore të Izraelit në luftimet e tij të ardhshme me MiG-21 arabë.

30 gusht – Inaugurohet ndërtesa Knesset, Parlamentit izraelit.

8 nëntor – Ligji ushtarak i imponuar ndaj arabëve izraelitë që nga themelimi i shtetit të Izraelit u hoq plotësisht dhe shtetasit arabë u janë dhënë të njëjtat të drejta si qytetarët hebrenj nën ligj.

THEMELIME

-Coca-Cola vjen në Izrael, duke sfiduar bojkotin arab. Hap një fabrikë në Tel Aviv dhe prodhimi fillon dy vjet më vonë. Fabrika origjinale ende qëndron sot në të njëjtin vend, megjithëse objekti është zgjeruar në tetë linja të prodhimit që prodhojnë më shumë se një milion pije në ditë. Në vitet 1980, Izraeli ishte një nga vendet e para në botë që gëzonte Diet Coke

-Shkrimtari Shai Agnon (në anglisht, S.Y. Agnon) fiton çmimin Nobel në Letërsi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.