BMW zgjedh kompaninë izraelite Innoviz për sensorët e makinave autonome

Produkti i integruar i përfunduar do të instalohet në automjetet e BMW nga Magna, një nga furnizuesit kryesorë të automobilave në botë


Kompania izraelite Innoviz Technologies, e cila ofron zgjidhje të avancuara të sensorëve me bazë lazer (LiDAR), bëri të ditur se prodhuesi i makinave BMW kishte zgjedhur sensorin e tij InnovizOne LiDAR për instalim në serinë autonome dhe gjysmë autonome të automjeteve duke filluar nga viti 2021.

Këto automjete do të kenë autonomi aftësitë lëvizëse nga Niveli 3 (ngarja pa duar në timon, për periudha të shkurtra në korsi të kufizuara) deri në Nivelin 5 (drejtim tërësisht autonom).

Zgjidhja e avancuar e sensorëve të Innoviz-it lehtëson aftësinë e  skanimit që gjeneron një “mapping” (hartw) shumë të saktë 3D të mjedisit përreth automjetit dhe e lejon atë të operojë në mënyrë efektive në kushte të vështira moti, ndërkohë që ul ndjeshëm koston.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

Produkti i integruar i përfunduar do të instalohet në automjetet e BMW nga Magna, një nga furnizuesit kryesorë të automobilave në botë dhe një investitor kryesor në Innoviz.

Innoviz u themelua në vitin 2016 me ndihmën e një grupi investitorësh që përfshinë Zohar Zisapel, Gil Agmon, CEO-n e Delek Motors, Gil Agmon dhe të tjerë që kishin marrë pjesë edhe në raundin e Argus Cyber ​​Security, të shitur vitin e kaluar për 400 milionë dollarë.

Innoviz ka grumbulluar 82 milionë dollarë deri tani, me raundin më të fundit të financimit të kompanisë, duke përfshirë Softbank Ventures, Samsung, kompanitë e nivelit të parë Magna dhe Delphi dhe një numër fondesh.

Innoviz aktualisht punëson 150 inxhinierë dhe punëtorë të tjerë, dhe po rekruton më shumë në të mësuarit e thellë , zhvillimin e softuerit dhe vizionin e makinës.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.