Muzikantë izraelitë performojnë në Tiranë

Dyshja e famshme e Israel Tuba Duo, Avital Handler dhe Haim Mazar, morën pjesë në International Albanian Brass Festival

Performanca e muzikantëve izraelitë është shndërruar në një traditë në Shqipëri prej disa vitesh.

Dyshja e famshme e Israel Tuba Duo, e përbërë nga Avital Handler dhe Haim Mazar, morën pjesë në International Albanian Brass Festival, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Performanca në korno e dy muzikantëve izraelitë u ndoq me interes nga artdashësit e pranishëm në skenën e Universitetit të Arteve, edicioni i tretë (23-28 prill 2018).

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, dhe zëvendësambasadori Yuvale Fischer.

“Ne jemi krenarë për të qenë pjesë e International Albanian Brass Festival me dy muzikantë të mrekullueshëm nga Izraeli, të famshmit Israel Tuba Duo: Zonjusënn Avital Handler dhe Z.Haim Mazar”, shkruante zëvendësambasadori Fischer në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

  

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj