Investimi për të ardhmen time duke investuar në Izrael

Një ekonomi e lulëzuar fillon me investime lokale, investimi në Izrael është zgjedhja e duhur për të ecur përpara

Sapo kam mbushur 46 vjeç kështu që pensionimi ka qenë në mendjen time shumë herë kohët e fundit. Ideja e daljes në pension shqetëson me mijëra, pasi ata përpiqen për të paguar faturat e tyre. Është e vështirë të mendosh për daljen në pension kur është e vështirë për të blerë ushqim ose për të paguar për strehim. Kohët duket se po ndryshojnë, por në vitin 2014, një raport tregoi se rritja e shpenzimeve për ushqim dhe strehim çoi në shpenzime që tejkalojnë të ardhurat.

Numri i atyre që nuk janë pronarë shtëpie gjithashtu u rrit nga 43% në 54% midis viteve 2003 dhe 2014 për moshën 25-34 vjeçare.

Një ekonomi e lulëzuar fillon me investime lokale, dhe për të ardhmen time dhe të ardhmen e fëmijëve të mi, e di se investimi në Izrael është zgjedhja e duhur për të ecur përpara. Mundësitë e investimit të rrezikut të ulët ekzistojnë, dhe kjo përfshin bonot tuaja standarde, pasuri të paluajtshme dhe disa opsione të aksioneve.

Bonot qeveritare të Izraelit duket si një fillim i madh, sepse ata janë të mbështetur nga qeveria dhe miliona shekel tregtohen çdo ditë nëpërmjet bonove. Warren Buffett, investitori kryesor në botë, zotëron 5 milionë dollarë në bonot izraelite. Buffett dhe kompania e tij, Berkshire Hathaway, promovuan blerjen e obligacioneve izraelite sepse ato janë një investim i fortë me rreziqe të ulëta të përfshira.

Bursa e Tel Aviv është një mënyrë tjetër e madhe për të investuar në kompanitë izraelite, por është jetësore të bëni hulumtimin tuaj mbi kompanitë që investoni. Fondet që ndjekin Tel Aviv 35 janë shpesh një mundësi e mirë, por unw kam zgjedhur të punoj me një ekspert financiar lokal për të mw ndihmuar në zgjedhjen e duhur të investimeve.

Unë kam zgjedhur gjithashtu për të blerë disa aksione në kompanitë izraelite të listuara në bursat e SHBA.

Bonot e korporatave ndihmojnë në financimin e kompanive izraelite, krijojnë vende pune dhe lejojnë përparim lokal. Investitorët marrin rendiment më të lartë sesa obligacionet qeveritare, por ka edhe rreziqe më të larta të përfshira. Fushat diellore në Negev u financuan nëpërmjet obligacioneve të korporatave, dhe këto janë llojet e investimeve që ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së Izraelit. Investimet lokale që kanë potencial për të ndikuar në jetën e fëmijëve të mi janë ato që unë përpiqem të ndihmoj në financim, madje edhe pse në një shkallë të vogël.

“Crowdfunding” (financimi i një projekti) është shumë zbavitëse në Izrael dhe si një person i teknologjisë, kjo më lejon të vizualizoj me të vërtetë të ardhmen. Izraeli ka shumë startape të mëdha që kanë nevojë për fonde, dhe skena e teknologjisë në këtë vend po bën një “spërkatje” në mbarë botën. Rreziqet janë të mëdha, me 95% të startapeve për t’u dështuar, dhe paratë tuaja janë të lidhura direkt me rritjen e kompanisë.

Është e vështirë për të ndihmuar në financimin e një startapi përmes kapitaleve sipërmarrëse, por nëpërmjet huadhënies, shumë investitorë mund të investojnë në kompanitë lokale dhe të vogla. OurCrowd është një zgjedhje, e bazuar në Izrael, ajo ju lejon të investoni në startapet e ardhshme.

Magisto, për shembull, dhe unë nuk kam asnjë aksion në këtë kompani, është një kompani prodhuese video që ka bashkë-investitorë  nga Qualcomm, Western Digital dhe Samsung. Është emocionuese të jesh një pjesë, pavarësisht sa e vogël, në mënyrën se si e ardhmja e Izraelit është e avancuar. Investimi në Izrael nuk është vetëm një investim për pensionin tim, por është një investim që do të formësojë ekonominë për fëmijët e mi dhe brezat e ardhshëm.


Jacob Maslow është konsulent marketingu. Ai është nga SHBA, por prej vitit 2014 jeton në Izrael. Ai zotëron disa faqe interneti.

Lexo më shumë