Diplomohen në Izrael specialistë shqiptarë në fushën e teknologjive të pastra

Eltjana Shkreli nga Shqipëria dhe Admir Shala nga Kosova ishin midis specializanteve nga 21 vende të ndryshme të botës

787 Factory Photos – Everett WA Oct. 2012 K65770-03

Dy specialistë shqiptarë, Eltjana Shkreli nga Shqipëria dhe Admir Shala nga Kosova, ishin midis specializantëve nga 21 vende te ndryshme të botës, në fushën e teknologjisë se lartë pranë Weitz Center for Sustainable Development, në Fakultetin e Bujqësisë të Hebrew University në Rehovot, Izrael.

“Diplomohen dy specializante nga Shqipëria dhe Kosova pranë Agjencisë  Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Izraelit, MASHAV, në fushën e teknologjisë të lartë”, shkruhet në faqen në Twitter të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael.

 

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ishte i pranishëm gjatë ceremonisë.

Eventi u organizua nga MASHAV, Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Izraelit dhe u zhvillua në datat 22 prill-16 maj, me temën “Teknologjitë e pastra – Teknologjia mjedisore, inovacioni dhe sistemet e menaxhimit si një mjet për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal”.

Investimet në teknologjinë e pastër janë rritur ndjeshëm. Tregjet për teknologjitë e energjisë së pastër u rritën nga më pak se 7 miliard dollarë në vitin 2001 në mbi 188 miliardë dollarë në vitin 2010.

Admir Shala

 

 

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.