GoogleDuplex është zhvilluar nga dy inxhinierë izraelitë

Duplex mund të rezervojë për ju një vend në restorant, të fiksojë një takim në floktore

GoogleDuplex është teknologjia e re për kryerjen e bisedave natyrale në telefon, e zhvilluar nga dy inxhinierë izraelitë.

Sistemi, i zhvilluar nga Yaniv Leviathan dhe Yossi Matias, e bën përvojën e bisedës sa më të natyrshme që të jetë e mundur, duke i lejuar njerëzit të flasin normalisht, siç do të bënin me një person tjetër, pa iu dukur se po flisni me një makine, shkruan Siliconwadi.it.

GoogleDuplex, i ndërtuar për t’u dukur sa më natyrshëm dhe për të bërë biseda komode, plotëson shumicën e detyrave të tij krejtësisht të pavarur, pa përfshirjen njerëzore.

Duplex mund të rezervojë për ju një vend në restorant, të fiksojë një takim në floktore ose të telefonojë kompanitë për të pyetur rreth orarit të punës dhe ta bëjë informacionin të disponueshëm online falë Google.

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët