Gjermania, 1 miliard euro për 7 avionë pa pilotë izraelitë

Bundestagu gjerman pritet të miratojë marrëveshjen nesër. Merkel ka dhënë mbeshtetjen

Bundestagu gjerman pritet të miratojë një marrëveshje prej 1 miliard euro për marrjen me qira avionëve pa pilot- të njohur si UAV- nga Izraeli Aerospace Industries Ltd, shkruan portali izraelit Globes.co.il.

Avionët ka të ngjarë të mbajnë municione në të ardhmen dhe të kryejnë sulme në operacionet e ushtrisë gjermane në Mali dhe Pakistan

Merkel u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kryeministrin Benjamin Netanjahu, duke thënë se avionët pa pilotë izraelitë “mbrojnë ushtarët gjermanë”.

Marrëveshja përfshin një pagesë prej 720 milionë euro për kompaninë Airbus Defense and Space, nga e cila do të marrë me qira 7 avionë pa pilotë (5 të rregullt dhe 2 për trajnim) dhe 177 milion Euro për qeverinë izraelite për përdorimin e aeroporteve, dhe shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes.