“Passport TV”: Shqipëria, e magjishme dhe aspak e shtrenjtë

Kanali televiziv turistik izraelit i ka kushtuar një reportazh special. Ambasadori Rodkin: Ka ushqim të shkëlqyer


Mediet izraelite dhe kompania ajrore Israir vazhdon t’i bëjnë fuqishëm publicitet Shqipërisë turistike dhe se çfarë të gjejnë ata në “Vendin e Shqiponjave”.

Udhëtimi i parë çarter i Israir do të kryhet, më 29 qershor, ndërkohë që tani shërbimin “taksi” nga Tel Avivi drejt Rinasit, po e kryejnë avionët e shoqërisë shqiptare “Albawings”.

Kanali televiziv turistik“Passport TV” i ka kushtuar një reportazh special Shqipërisë, përmes një të dërguare të posaçme, e cila raporton me detaje.

“Ushqim i shijshëm, i lirë, surprizues, i mrekullueshëm, i shëndetshëm, magjepsës dhe gjithçka tjetër për ju. Njihni Shqipërinë, destinacionin e ri dhe kureshtar, të fundit në Europë. Çfarë ka për të parë dhe për të bërë në vendin ballkanik? Shumë gjëra dhe lirë”, e nis reportazhin e  tij PassportTV.

Pamjet e xhiruara nga ekipi televiziv izraelit nisin nga Tirana, hoteli Mak Albania në kryeqytet, tregun e Pazarit të Ri, muzeumet BunkArt 1 dhe BunkArt2, bunkerët, kafetë e shumta në Bllok, por dhe “Acqua Park” te Ligeni Artificial, Kryegjyshatën Botërore, plazhet e bukura në Golem, qendeën tregtare “TEG” dhe pazarin e Krujës, një vizitë në fermën e njohur “Mrizi i Zanave”, apo kështjellën Rozafa në Shkodër.

Nuk mungojnë edhe intervistat me ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin dhe ministrin shqiptar të Turizmit, Blendi Klosi.

“Deri kohët e fundit, vendi ishte i mbyllur për turistët, por tani ai është i hapur, vend ballkanik, por me ndikim italian, ushqim i shkëlqyer, plazhe të bukura, male, lumenj, gjithçka që turistët izraelitë kërkojnë në një destinacion të ri”, thotë ambasadori i Izraelit, Rodkin.

“Shqipëria është një nga sekretet e fundit në rajon. Dhe nëse ju vizitoni Shqipëirnë, ju mund të gjeni një vend shumë paqësor, por dhe të shikoni se sa miqësorë ne jemi”, thotë ministri Klosi.

Pesë fakte i bëjnë përshtypje gazetares izraelite, “që mund të gjenden vetëm në Shqipëri, duke veçuar praninë e makinave Mercedes të çdo tipi; “aq sa edhe shoferi i ambasadorit nget në punë një makinë “Ford”, por në shtëpinë e tij shkon me një “Mercedes”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.