Izrael, biznesmenia gjermane investon 300 mln usd te Landa Digital Printing

Marrëveshja me Susanne Klatten e çon në 1.8 mld dollarë vlerën e kompanisë së printimeve dixhitale


Kompania izraelite Landa Digital Printing, një divizion i Landa Corporation Ltd, ka përfunduar një raund financimi prej 300 milion dollarësh të udhëhequr nga kompania investuese SKION GmbH me pjesëmarrjen e investitorit ekzistues, kompanisë kimike Altana AG, të dy në pronësi të biznesmenes gjermane Susanne Klatten, shkruan portali ekonomik izraelit, Calcalist.co.il.

Marrëveshja e çon vlerën e kompanisë së shtypjes digjitale me 1.8 miliardë dollarë pas financimit, tha themeluesi dhe CEO Benny Landa për “Calcalist”.

I njohur si një sipërmarrës serial, z. Landa themeloi Indigo, pionierin e shtypit digjital izraelit, i blerë më pas nga HP (Heëlett Packard) në vitin 2001 për 830 milionë dollarë.

E themeluar në vitin 2002, Landa zhvillon teknologji industriale të shtypjes digjitale për tregjet komerciale, paketimin dhe botimin. Kompania ka zhvilluar një pigment të bazuar në nanoteknologji që zvogëlon shpenzimet dhe lejon shtypjen më të shpejtë digjitale.

Në vitin 2014, ajo grumbulloi 136 milionë dollarë nga Altana. Së bashku, Altana dhe Skion tani kanë një 46% të aksioneve në kompani. Sipas z. Landa, kompania grumbulloi deri tani 700 milionë dollarë, nga të cilat 200 milionë dollarë investuan nga xhepi i tij.

Bazuar në Rehovot, një qytet në Izraelin qendror, kompania punëson rreth 450 vetë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.