Gledi Mici, pranë transferimit në Izrael tek Hapoel Bnei Sakhnin

Aktualisht me klubin arabo-izraelit të Superligës luan mbrojtësi kosovar Alban Pnishi.


Gledi Mici mund të jetë mbrojtësi i ri i Hapoel Bnei Sakhnin, klubi i superligës izraelite, Liga Ha’al.

Lajmin për transferimin e ish-lojtarit të Skënderbeut e jep portali izraelit Walla.co.il.

Sipas saj, Sakhnin është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për të zëvendësuar Wanderson, dhe kandidati kryesor është mbrojtësi Gledi Mici, kampion me Skënderbeun.

27-vjeçari, i cili më parë ka luajtur edhe me Kamzën, Kukësin dhe Flamurtarin, e ka mbyllur kontratën me skuadrën korçare dhe është i lirë të luajë në Izrael.

Hapoel Bnei Sakhnin është një klub arabo-izraelit, që në historikun e tij të ballafaqimeve ndërkombëtare ka luajtur kundër Partizanit në Kupën UEFA.

Aktualisht me Hapoel Bnei Sakhnin luan mbrojtësi kosovar Alban Pnishi.

Sipas rregullores, deri në gjashtë lojtarë jo-izraelitë mund të luajnë në një ekip izraelit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.