Studimi izraelit: Vlerat e jashtëzakonshme të çajit jeshil dhe verës së kuqe

Sipas hulumtuesve të Universitetit të Tel Avivit ato janë efektive për trajtimin e disa sëmundjeve metabolike të lindura


Një filxhan çaji jeshil ose një gotë verë e kuqe mund të jetë efektive për trajtimin e disa sëmundjeve metabolike të lindura. Zbulimi vjen nga hulumtuesit në Universitetin e Tel Avivit.

Studimi kërkimor, i sapo përfunduar, u krye nga profesori Ehud Gazit dhe studentja e tij e doktoraturës, D Shira Shaham-Niv dhe u botua në revistën “Nature Communications Chemistry.”

Njerëzit me çrregullime të trashëguara metabolike lindin me një gjen të dëmtuar që manifestohet me një mungesë akute të enzimave, dhe duhet  t’i nënshtrohen një dietë rigoroze për gjithë jetën.

Në studim, hulumtuesit izraelitë janë përqendruar në dy komponentë: një që ndodhet në çaj (EGCG), i njohur për përfitimet e saj të mundshme shëndetësore, dhe acidi tannik i gjetur në verë të kuqe dhe është i njohur pasi ajo parandalon formimin e strukturave amiloide toksike që shkaktojnë sëmundje neurodegjenerative të tilla si Alzheimer dhe Parkinson.

Lajmi jepet nga portali Israele21c.com.

Dr. Shira Shaham-Niv shpjegon: “Në rastin e sëmundjeve të lindura metabolike, trupi nuk prodhon një enzimë metabolike të qëndrueshme. Si rezultat, metabolitëve – substancat që janë, ndër të tjera, blloqet ndërtuese të ADN-së dhe proteinave – grumbullohen në trup. Ky akumulim i pakontrolluar është toksik dhe mund të shkaktojë shqetësime serioze për zhvillimin dhe mendjen. Studimi ynë i ri demonstron përsëri aftësinë e natyrës për të prodhuar medikamentin më të mirë për trajtimin e disa prej sëmundjeve më të rënda njerëzore.”

Hulumtuesit nga Universiteti i Illinois dhe Universiteti i Teksasit gjithashtu morën pjesë në studim.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.