Izrael, zhvillohet proteina që mund të përdoret në vend të sheqerit

Substanca nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak. Është zhvilluar nga startapi izraelit Amai Proteins

Lajm i mirë për diabetikët, është zhvilluar në laborator një proteinë e ëmbël që mund të përdoret në vend të sheqerit. Substanca nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Përbërja, e projektuar dhe zhvilluar nga startapi izraelit Amai Proteins, në fakt përmban pak kalori, tretet si një proteinë dhe nuk aktivizon përgjigjen e insulinës.

Proteina është projektuar përmes një platforme informatike të quajtur Agile Integrative Computational Protein Design (AI-CPD), një fushë në të cilën është i specializuar themeluesi Ilan Samish dhe është i bazuar në taumatinën, një proteinë e gjetur në bimën katemfe.

Taumatina është ridizajnuar dhe prodhuar përmes përdorimit të bioteknologjisë, duke përdorur softuer të bazuar në cloud-computing. Produkti nuk konsiderohet i modifikuar gjenetikisht (OMGJ), është i qëndrueshëm, ekonomik, i pajtueshëm me ushqimin, i shijshëm dhe inovativ.

Proteinat e ëmbla të prodhuara nga Amai Proteins, një kompani bioteknologjike me seli në Rehovot në Izrael, lidhen me receptorin tonë të ëmbël ashtu si sheqeri, duke shkaktuar kështu ndjesinë e shijes së ëmbël dhe janë tretur nga trakti i sipërm gastrointestinal ashtu si proteinat që konsumohen në sasi të mëdha çdo ditë.

Proteina Amai ju lejon të zëvendësoni një lugë çaji sheqeri (katër gramë) me dy miligramë të kësaj substance dhe shijen e ëmbël është e njëjtë, shkruan gazeta ekonomike izraelite “Globes”.

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët