Ministri Bushati takohet me kreun e Kongresit Botëror të Hebrenjve

Ministri i Jashtëm shqiptar u takua me Robert Singer në Izrael gjatë Takimit Botëror të ITC rreth Kundër-Terrorizmit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua në Izrael me Kreun Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve (World Jewish Congress, WJC), Robert Singer.

“Drejtori i Përgjithshëm i WJC Robert Singer u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë Takimit Botëror të ITC rreth Kundër-Terrorizmit, ku diskutuan bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet ËJC dhe Shqipërisë në konferencat ndërkombëtare mbi tolerancën dhe dialogun ndërfetar”, shkruhet në njoftimin e ËJC në Twitter.

Kongresi Botëror i Hebrenjve, WJC, është organizata ndërkombëtare e komunitetit hebre në 100 vende rreth botës.

/Izraeli Sot/