Ministri Bushati takohet me lideren e Opozitës në Izraeli, Tzipi Livni

Livni në Twitter: Ne do të vazhdojmë të promovojmë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të forcojmë lidhjet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua në Izrael me liderin e Opozitës, kryetaren e partisë “Lidhja Sioniste” (Zionist Union Party), Tsipi Livni.

“E nisa mëngjesin me një takim interesant me ministrin e jashtëm shqiptar Dmitmir Bushati. Biseduam për marrëdhëniet midis vendeve, proceseve që po kalojnë nëpër shoqëritë tona, dhe ndryshimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë të promovojmë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të forcojmë lidhjet”, shkruan Tzipi Livni në Twitter.