Ministri i Jashtëm shqiptar takohet me Komitetin Amerikano-Izraelit në SHBA

Kryediplomati foli mbi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve dhe mundësitë për investime amerikane

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua në Shtetet e Bashkuara me Komitetin Amerikano-Izraelit (AJC), me të cilin bashkëbisedoi mbi rolin e kontributin e diasporës në zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komitetin Amerikano-Izraelit (AJC) ku folëm mbi rolin e kontributin e diasporës në zhvillimin e mëtejshëm të vendeve tona. Shqipëria mirëpriti dhe mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke dhënë shembullin frymëzues të vlerave më të mira njerëzore. Me miqtë e AJC diskutuam rolin kyç të Shqipërisë për sigurinë, paqen dhe forcimin e shtetit ligjor në të gjithë rajonin. Gjithashtu biseduam për mundësitë që ofron Shqipëria për investime në fusha si energjia, turizmi, insfrastruktura dhe bujqësia”, shkruan ministri Bushati në një status të tij në faqen zyrtare e tij në Facebook.

E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber.

LEXO