Sheldon Adelson blen apartamentin e Sammmy Ofer për 40 mln dollarë

Penthouse ndodhet në Tel Aviv. Amerikani me origjinë hebreje ka një pasuri prej 33.5 mld dollarë.

Miliaderi amerikan me origjinë hebreje, Sheldon Adelson, bleu apartamentin luksoz të Sammy Ofer në Tel Aviv.

Sipas portalit ekonomik izraelit, “Globes”, vlera shkon në 40 milionë dollarë.

Penthouse zë një kat e gjysmë në një nga tre kullat ekzluzive të Akirov Towers në Pinkas Street në Old North Tel Aviv.

Adelson, i njohur si “mbreti i kazinove” të Las Vegasit dhe pronari i gazetës izraelite “Israel Hayom” , bleu penthouse në katet 33 dhe 34 të kullës së mesit. Penthouse ka një sipërfaqe pre 900 m2 dhe një ballkon prej 150m2, me një panoramë të bukur të Tel Avivit.

Sipas “Forbes”, Adelson është amerikani i 15-të më i pasur me 33.5 miliardë dollarë.

Pak kohë më parë, po në këto tre kulla, ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, shiti apartamentin e tij në katin e 31-të te miliarderi izraelit, Teddy Sagi për 26.5 milionë shekel (7.3 milionë dollarë)