Ambasadori i Izraelit merr pjesë në “Colours of Albania 2018”

Diplomati Boaz Rodkin, i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse për konkursin të organizuar në Kalanë e Rozafës

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ishte i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”, të organizuar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, më 6 tetor.

Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese.

 

Në një atmosferë festive, ekspozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe.

Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.

Mbrëmja u çel nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500-vjeçare.

Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës të suksesshëm.

Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba.

Fotoja fituese, Erisa Shaba

Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit.

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët