Chatway ndërton Whatsapp-in e projekteve të menaxhimit

Startapi izraelit është i sigurt se mund të konkurrojë me Google, Slack dhe Trello.

Një grup prej gjashtë programuesish izraelitë, të udhëhequr nga CEO Shahar Mintz dhe sipërmarrësi Roni Zarom, kanë investuar rreth 1.5 milionë dollarë për të krijuar Chatway, i konsideruar si “Whatsap i menaxhimit të projekteve”.

Sipas asaj që raporton gazeta ekonomike izraelite, Globes”, ambicia e e këtij startapi është rivalizojë me gjigantë të tillë të teknologjisë, si Microsoft, Facebook dhe Google, por gjithashtu edhe Slack, Trello apo dhe kompani të tilla të suksesshëm izraelite si Monday.

Chatway është themeluar dy vjet e gjysmë më parë dhe ka zhvilluar një sistem për menaxhimin e detyrave, të bazuar në “instant messaging” (mesazhet e çastit), siç është dhe logjika e Whatsapp.

Aktualisht është funksional versioni “Beta”, i cili është falas për sektorin e biznesit dhe publikun e gjërë. Kompania pret të ngrejë së shpejti një shumë midis 3 dhe 6 milionë dollarësh.

Sipas Mintz dhe Zarom, zgjidhjet janë për tregun e high-tech dhe zhvillimin e projekteve, duke iu përgjigjur nevojave të tyre.

Zarom është një nga figurat e high-tech që kanë bërë para përpara të ashtuquajturës “dot.com buble” (flluska e faqeve të internetit) në vitin 2000, duke shitur eXalink te Comverse për rreth 550 milionë dollarë në aksione.

/Izraeli Sot/