Fotolajm/ Presidenti Reuven Rivlin vendos kurrorë te monumenti i rezistencës daneze
Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, u shpëtuan rreth 7,200 hebrenj
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin nisi sot një vizitë shtetërore në Danimarkë dhe vendosi një kurorë në memorialin për organizatën sekrete daneze, e cila ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve lokalë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministri danez i Mbrojtjes Claus Hjort Frederiksen shoqëroi Rivlin në memorial, si dhe të mbijetuarin Salli Besiakov, i cili vuri një kurorë të dytë.
Danimarka është një nga vendet e pakta evropiane, popullsia hebraike e të cilëve më së shumti shpëtoi falë një përpjekjeje nga popullata lokale, me hebrenjtë danezë që shpëtuan në tetor 1943 nga peshkatarët lokalë dhe operatorët e tjerë të anijeve. Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, rreth 7,200 hebrenj u shpëtuan.
/Izraeli Sot/