TrialJectory, platforma që orienton të sëmurët me kancer

Pacienti informon mbi situatën e tij dhe startapi izraelit kontakton kompaninë farmaceutike

TrialJectory është platforma kryesore e të dhënave mbi studimet klinike të kancerit bazuar mbi inteligjencën artificiale.

Pacientët me kancer mund të kenë qasje në faqen interaktive dhe të lirë të kompanisë dhe të dërgojnë informacion rreth situatave të tyre të veçanta.

Bazuar në profilin e pacientit, algoritmi gjen eksperimentet e duhura, shkruan portali me orientim të teknologjive të fundit izraelite, Siliconwadi.it.

Pacienti zgjedh eksperimentimin që i intereson atij dhe startapi Trialjectory.com, me seli në Tel Aviv, kontakton kompaninë farmaceutike që kryen eksperimentimin për të organizuar pjesëmarrjen e tij.

/Izraeli Sot/