Liberman kërkon goditje serioze ndaj Hamasit në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se trazirat e përditshme përgjatë rrethimit të sigurisë nuk mund të vazhdojnë më


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, u bëri thirrje bashkëpunëtorëve të tij të miratojnë një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë kundër grupit terrorist Hamas në Gaza, në dritën e trazirave dhe dhunës në vazhdim përgjatë murit gardh së sigurisë së Rripit të Gazës, shkruan gazeta izraelite “The Times of Israel”.

“Kam mbajtur një sërë takimesh me kreun e Komandës Jugore, kreun e Divizionit të Gazës, komandantët e brigadës, komandantët e batalionit, po ashtu edhe me ushtarët. Përshtypja ime është se ata të gjithë kanë arritur kuptimin se situata siç është sot nuk mund të vazhdojë “, tha Liberman.

Sipas vlerësimit të ministrit të mbrojtjes, një “goditje serioze” ndaj Hamasit do të rezultojë në katër deri në pesë vjet të qetë përgjatë kufirit me Gazën, – e ngjashme me periudhën e qetë që vazhdoi nga fundi i luftës së Gazës 2014, i njohur në Izrael si “Operation Protective Edge”, deri në fillimin e raundit të tanishëm të përleshjeve në fund të marsit, pavarësisht nga disa skema të kufizuara.

Që nga 30 marsi, palestinezët në Rripin e Gazës kanë marrë pjesë në një seri protesta dhe trazira të quajtur “Marshi i Madh i Kthimit” (“Great March of Return,”), të cilat kanë përfshirë kryesisht djegien e gomave dhe hedhjen e gurëve përgjatë rrethimit të sigurisë, por kanë parë gjithashtu sulme të shtënat dhe bombardimet, si dhe dërgimin e balonave dhe tullumbaceve zjarrvënëse në Izrael.

“Ne i kemi konsumuar të gjitha opsionet e tjera në Gaza,” tha Liberman gjatë një vizite në selinë e Divizionit të Divizionit të Gazës në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pranë Rripit.

“Tani është koha për të marrë vendime,” shtoi ai.

Liberman tha se “bindjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare” nuk kanë arritur të sjellin një armëpushim të negociuar me grupin terrorist Hamas, duke lënë vetëm mundësinë e veprimeve ushtarake.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.