Liga Gjermane e Futbollit bashkëpunon me startapin izraelit Track160

Sipas marrëveshjes së partneritetit, Track160 ka fituar akses në arkivat e të dhënave të lojërave të DFL

DFL, Deutsche Fußball Liga GmbH (Liga Gjermane e Futbollit) e cila është përgjegjëse për organizimin dhe marketimin e ligës kombëtare gjermane të futbollit, ka krijuar një partneritet me startapin e analizës së sporteve me bazë në Izrael, Track160 Ltd., njoftoi DFL.

Sipas marrëveshjes së partneritetit, Track160 ka fituar akses në arkivat e të dhënave të lojës në Bundesliga. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan.

I themeluar në vitin 2017 dhe i bazuar në Petah Tikva, një lagje Tel Aviv, Track160 përdor teknologjitë e inteligjencës artificiale për të monitoruar ngjarjet sportive të ekipit dhe për të mbledhur të dhënat e performancës për ekipet dhe lojtarët, duke përfshirë distancat mesatare dhe pasimet e suksesshme.