Medtronic kërkon nga kompanitë izraelite për trajtimin e diabetit

Medtronic bleu Mazor Robotics me bazë në Izrael për 1.64 miliardë dollarë


Medtronic PLC po konsideron investime në kompanitë me bazë në Izrael në fushën e trajtimit të diabetit, tha zëvendëskryetari ekzekutiv i Medtronic, Hooman Hakami, për gazetën izraelite “Calcalist”. Hakami është presidenti i biznesit të diabetit të kompanisë.

Hakami vizitoi Izraelin kohët e fundit dhe u takua me përfaqësues nga disa startape.

Hooman Hakami

Kompania me qendër në Irlandë po shqyrton tri grupe kryesore të teknologjive: teknologjitë e ndjekjes së nivelit të glukozës në gjak, injeksionin automatik të insulinës nëpërmjet injektimit ose pompës dhe teknologjive që përdorin të dhëna dhe inteligjencë artificiale për të ulur kostot e kujdesit të diabetit për sistemin shëndetësor.

Në kompanitë e bazuara në të dhëna, Medtronic ka më shumë gjasa të investojë në fazat e hershme.

Në muajin tetor, Medtronic njoftoi një marrëveshje për të blerë kompaninë robotike kirurgjikale me bazë në Izrael Mazor Robotics Ltd. për 1.34 miliardë dollarë.

Duke përfshirë aksionet tashmë ekzistuese të kompanisë në Mazor, të blera me një klauzolë blerjeje opsionale, marrëveshja u vlerësua në 1.64 miliardë dollarw.

Kur transaksioni të jetë i plotë, Medtronic do të punësojë rreth 1.000 njerëz në Izrael.

Medtronic ka bërë disa blerje të mëparshme në Izrael. Në vitin 2009 kompania pagoi 325 milionë dollarë për Ventor Technologies Ltd.

Në vitin 2018, kompania gjithashtu fitoi edhe kompaninë e vizionimit mjekësor Visionsense Ltd. Medtronic gjithashtu mban tre filiale izraelite nëpërmjet blerjes së saj në vitin 2015 të Covidien PLC: superDimension Ltd, Given Imaging Ltd. dhe Odin Medical Technologies Ltd.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.