Ruçi pret Kryetaren e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe deputetja Blerina Gjylameti


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Kryetaren e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, e cila po zhvillon një udhëtim në Shqipëri e Kosovë, për të forcuar lidhjet e Komitetit Amerikano-Hebraik me shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi punën e Komitetit Amerikano-Hebraik, i cili  prej vitit 1906, punon me ligjvënësit, qeveritë, shoqërinë civile dhe mediat, për të mbështetur kauzat e hebrenjve dhe të Shtetit të Izraelit si edhe mirëkuptimin ndërfetar, të drejtat e njeriut, politikat e emigracionit dhe veprimtaritë humanitare në rajone të ndryshme të botës.

“Dëshiroj tju ftoj që me Shqipërinë mund të bashkëpunoni për aktivitete promocionale që lidhen me tolerancën fetare, artin, kulturën, gazetarinë dhe shoqërinë civile. Sepse Shqipëria ofron jo vetëm një model të tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës fetare, por edhe të mbështetjes dhe mbrojtjes së Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne duhet të shfrytëzojmë bazën e shëndoshë të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrenjve për të inkurajuar tolerancën në rajon dhe në planet.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.  Ai e inkurajoi znj. Leibovich të intensifikojë bashkëpunimin me Diasporën shqiptare në ShBA për të lobuar në favor të çështjeve të shqiptarëve me institucionet kryesorë amerikane, Kongresin dhe Senatin.

Kryetari i Kuvendit shprehu besimin se vizita e afërt e Kryeministrit të Izraelit, Netanjahu, e para e këtij niveli, do të kontribojë në intensifikimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Këto marrëdhënie pritet të njohin nivele të reja në fushën politike, ekonomike, tregëtare, të investimeve si edhe bashkëpunimin në kuadrin shumëpalësh. Aktualisht, në tregun shqiptar operojnë 36 kompani izraelite në profile të ndryshme dhe në të ardhmen pritet një shumëfishim i tyre.

Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin dhe besimin në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, për të çuar më tej arritjet e viteve të fundit.

Kryetari i Kuvendit kërkoi edhe mbështetjen e Izraelit për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për vitet 2022-2023.

Kryetarja e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për vlerësimni e lartë të bashkëpunimit dypalësh. Ajo shprehu mirënjohjen e shtetit dhe popullit të Izraelit për mbështetjen e popullit shqiptar ndaj hebrenjve si edhe për  mbajtjen gjallë dhe forcimit të ndjenjave të miqësisë midis të dy popujve. Ajo premtoi se Komiteti Amerikano-Hebraik do të kontribojë edhe më shumë në mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik, tregëtar dhe të investimeve, fuqizimin e Diasporës shqiptare në ShBA dhe të ndikimit të saj në institucionet e qeverisë amerikane, si edhe mbështetjen e Shqipërisë në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, deputetja Blerina Gjylameti.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.